Roja i "Sheraton" gjen një kufomë të zhveshur

13/04/2005 Gjovalin Pepa, 45 vjeç, vdiq nga sforcimi i aktivitetit të zemrës, teksa bënte seks
TIRANË - Roja i hotel "Sheraton" gjen kufomën e një 45-vjeçari. Në orën 11.00, të ditës së djeshme, efektivët e komisariatit numër 1 u sinjalizuan për një trup të pajetë, rreth 15 metra larg murit rrethues të hotelit. Pas ekspertizës paraprake, mjekët eksperto-ligjorë, prokurorët dhe inspektorët gjetën në xhepat e xhinseve të kufomës një kartë identiteti. Ai quhej Gjovalin Pepa, 45 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë. Fillimisht askush nuk jepte shpjegim rreth shkaqeve të vdekjes së tij dhe ekzaminimi paraprak zgjati përreth dy orë. Më vonë mjeku eksperto-ligjor, profesor Arben Lloja, deklaroi për gazetën "Metropol" se "kemi të bëjmë me një vdekje të papritur, si rezultat i sforcimit të aktivitetit të zemrës". Pepa ishte hedhur rrëzë një bordure betoni, e cila shërbente edhe si vend për të kryer nevojat personale, ndërsa rreth e rrotull tij nuk kishte asnjë mjet të dyshimtë, përveç një prezervativi. Ishte veshur me kanatiere, këpucë të grisura dhe xhinse, ndërkohë që pesha e tij i kalonte 100 kilogramët. Në trup nuk iu gjet ndonjë shenjë dhune. Në mungesë të punëtorëve të krahut të morgut, kufoma u fut në autoambulancë nga policët. Në fakt kanë qenë disa të rinj, të cilët dilnin për vrap nga Kodrat e Liqenit, ata që panë të parët kufomën e Pepës e më pas lajmëruan personin e parë që ishte më afër, njërin prej rojeve të hotelit.
Shkaqet
Edhe pse versioni zyrtar i rrethanave e shkakut të vdekjes së Pepës, deri më tani janë grumbulluar disa fakte. E para ka të bëjë me momentin fillestar të gjetjes së trupit të pajetë, kur një nga rojet e hotel "Sheratonit" tha se trupi ishte gjysmë i zhveshur nga pjesa e poshtme, ç'ka u ka lënë dyshime inspektorëve që para vdekjes kufoma ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale. Një tjetër pistë, e pavërtetuar shkencërisht nga ekspertiza, është ajo e mbidozës, ndonëse mungojnë elementët përbërës për ta klasifikuar si një rast tipik. Ndërsa mundësia që i interesonte më tepër grupit të punës ka të bëjë me një vrasje e më pas trupi të jetë hedhur në një vend të tillë, ndonëse nuk u gjet asnjë shenjë dhune. Ndonëse pistat e vdekjes së 45-vjeçarit janë të shumta, sipas mjekut eksperto-ligjor, si element kryesor është sforcimi i aktivitetit të zemrës, gjë e cila u vu re që në momentin e parë. Gjithsesi në orët e mesditës së sotme trupit të tij do t'i bëhet autopsia, me qëllim për të vërtetuar plotësisht shkakun e vërtetë të vdekjes.
Raste të vetëvrarësh dhe kufomash të gjetura në Tiranë
Eduart Piciri u gjet i vdekur në rrënojat e kopshtit 24, në rrugën "Fortuzi". Burime zyrtare nga Komisariati nr.3 bëjnë të ditur se, trupi i pajetë i 36-vjeçarit u zbulua nga kalimtarë të rastit, të tërhequr nga duhma e rëndë. Babai i tre fëmijëve qe larguar 3 ditë më parë nga shtëpia, pa lënë asnjë adresë. Pas publikimit të lajmit për gjetjen e një kufome të paidentifikuar, të afërmit u interesuan në morg. Bledar Muça, 23 vjeç, nga kryeqyteti, u gjet gati i dekompozuar pranë tregut elektrik. Ai u identifikua nga e ëma, pas publikimit të lajmit se qe gjetur një narkoman i vdekur. Si të mos mjaftonte zhurma që përhapi vdekja e tij, Enkel Andoni, 24 vjeç, u gjet në fushën e fshatit Yzberisht. I riu kishte konsumuar një sasi të madhe heroine, që i kishte sjellë vdekjen e menjëhershme. Dy të rinjtë kishin vite që përdornin lëndë narkotike, duke nisur me ato më të lehtat për të kaluar te drogat e rënda. Para një jave u gjet kufoma e Avdi Nokës, i vrarë në vitin 1999, nga bashkëshortja e tij, Dëshira Noka. Ndërkaq, 45-vjeçari Rama u gjet i varur në zdrukthtarinë e tij, një muaj më parë, ndërsa kishin qenë kushtet ekonomike dhe borxhet që e detyruan babanë e tre fëmijëve të vetëflijohej. Para dy javësh në ish-uzinën e autotraktorëve, në Babrru, u gjet trupi i dekompozuar i një 40-vjeçari të paidentifikuar.