Vetëhelmohet shoferi i autobusëve të unazës

13/04/2005 Kushtet ekonomike dhe boxhet detyruan 54-vjeçarin Ilir Nika t'i japë fund jetës
TIRANË - Shoferi i autobusëve të unazës i jep fund jetës së tij, duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Në orët e mesditës së djeshme, bluzat e bardha janë munduar të shpëtojnë jetën e Ilir Nikës, 54-vjeç, banues në lagjen e "Oxhakut" në Tiranës, i cili kishte konsumuar një sasi tepër të madhe të helmit vdekjeprurës. Gjithsesi edhe pas një ndërhyrjeje tepër të vështirë për të pastruar sasinë e helmit, që kishte depërtuar në gjak, mjekët e kishin të pamundur të nxirrnin nga gjendja e vështirë 54-vjeçarin. Nika u soll në spital nga të afërmit e tij, të cilët u thanë mjekëve se e kishin gjetur në dhomën e pritjes, teksa përpëlitej, ndërsa nga goja i dilte shkumë e bardhë. Burime të policisë, e cila plotësoi procedurat e nevojshme për dërgimin e trupit të pajetë nga Spitali Infektiv për në Morgun e Tiranës, thanë për gazetën se kanë qenë pikërisht kushtet e vështira ekonomike që e kanë detyruar shoferin e autobusëve t'i japë fund jetës së tij. Ky fakt është pohuar edhe nga të afërmit e tij, të cilët gjatë seancave të pyetjeve thanë se Nika ndodhej në një gjendje të vështirë, ndërsa mësohet se ai kishte edhe borxhe të shumta, të cilat nuk i kishte shlyer.
Motivi
Nga burimet e policisë dhe nga të afërmit e viktimës mësohet se shkaku i vërtetë i vdekjes së Ilir Nikës ka qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ai ndodhej. "Me një rrogë 2500 lekëshe, që ai merrte në muaj dhe me gjithë ato halle, me gruan e papunë dhe me fëmijët e rritur, ai nuk mund ta përballonte më këtë jetë. Megjithatë mund të them se këto muajt e fundit, ai kishte filluar të mënjanohej nga pak si nga ne, ashtu edhe nga shoqëria", tha dje për gazetën një i afërm i Nikës, i cili nuk pranoi të identifikohej. Trupi gjysmë i gjallë i Nikës u gjet nga bashkëshortja e tij, e cila e kishte parë atë herën e fundit, teksa po hynte në dhomën e pritjes, prej së cilës nuk doli më. Pasi kaluan disa orë nga mbyllja e derës me dryn, ajo lajmëroi familjartët e tjerë dhe fqinjët, të cilët e ndihmuan atë të shqyente derën. Pranë tij ata gjetën mbetje të tjera të helmit, ndonëse ai kishte konsumuar një sasi tepër të madhe. Gjithsesi edhe pas kësaj piste, ekspertët nuk janë mjaftuar, pasi kanë filluar disa hetime paraprake rreth marrëdhënieve të tij në punë dhe mundësisë së ndonjë konflikti. Mjekët deklaruan se Nika kishte në gjakun e tij një sasi të madhe fostoksine, gjë e cila nuk i mundësoi ata të ndërhynin.