Seri e shpërthimeve në Tajlandë

Guvernatori i provincës deklaroi se shpërthimet ndodhën r në lagjen tregtare të qytetit të Jalasë.
Ai tha se dy nga bombat ishin fshehur në motoçikleta, ndërsa e treta në një makinë. Tri provincat më jugore të Tajlandës vuajnë nga sulmet me eksploziv dhe armë zjarri që prej vitit 2004, kur mbretëronte një fushatë separatiste.
Agjencia e lajmeve “Associated Press” e çoi në pesë bilancin e viktimave, të shoqëruar me mbi 50 persona të plagosur. Ndërsa agjencia “AFP” citoi një kolonel të ushtrisë, që tha se shtatë persona kanë vdekur dhe mbi 70 janë plagosur.
“Ishin tri bomba që shpërthyen, e para është një autobombë, ndërsa e dyta dhe e treta ishin fshehur në motoçikleta”, deklaroi koloneli Pramote Promin për “AFP”.
Ai shtoi se disa dyqane dhe makina kanë marrë flakë nga shpërthimi, duke pësuar dëme të konsiderueshme. Mbi 4300 persona janë vrarë në aktet e dhunës në Tajlandë. Vitin e kaluar, ushtria lokale vendosi 60 mijë ushtarë në rajon, për të ndalur kryengritjen.