E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë; Arrestohen 40 anëtarë të “Kamorra”-s, 6 të huaj në kërkim



Shkatërrohet një organizatë kriminale që furnizonte me kokainë, heroinë dhe hashash nga merkatot e huaja tre klanet “kamorri”-ste, Di Lauro e Scampia, Rinaldi e San Giovanni në Teduccio e Bocchetti di San Pietro në Patierno. Droga vinte nga Turqia, Spanja, Shqipëria e Tunizia dhe përfundonte për shpërndarje në Napoli. Fakti bëhet i ditur nga burime zyrtare policore në Itali, përmes mediave online italiane. Rreth 40 anëtarë të dyshuar të “Kamorra”-s, mafia napolitane, janë arrestuar dje në Napoli për trafik ndërkombëtar të drogës, ndërkohë që 6 të huaj pjesë e këtij klani mafioz janë shpallur në kërkim. Policia italiane bën të ditur se harta e trafikut të gjerë të drogës ku operonin mafiozët përfshin edhe Shqipërinë. "Kemi arrestuar 40 persona të dyshuar si anëtarë të klaneve të ndryshme të “Kamorra”-s dhe për përfshirje në një trafik të gjerë të drogës në lidhje me Turqinë, Spanjën, Shqipërinë dhe Tunizinë”, - i bëri të ditur AFP-së një zëdhënës i Prefekturës së Policisë së Napolit. "Gjatë hetimit janë sekuestruar 50 kilogramë kokainë, 30 kilogramë heroinë dhe 200 kilogramë hashash, vazhdon i njëjti burim. Sipas prefekturës, të dyshuarit fusnin nga jashtë qindra kilogramë drogë çdo muaj për ta shitur në Itali. Në fund të janarit, rreth 40 anëtarë të dyshuar të “Kamorra”-s edhe këta të dyshuar për përfshirje në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës, janë arrestuar në Napoli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›