Ronaldo: Mançesteri dhe çelsi s’e kanë të lehtë
LONDER- Kristiano Ronaldo ka paralajmëruar Mançester Junajtid dhe çelsin të mos nënvlerësojnë kundërshtarët e tyre italianë në të tetat e finales së Champions League. “Italianët janë gjithnjë të vështirë për t’u mundur”, u shpreh ylli i Realit të Madridit. Ronaldo ka luajtur si ndaj Milanit, ashtu edhe ndaj Interit kur mbante veshur fanelën e “Djajve të Kuq”, ndërsa këtë vit Reali u mund 3-2 në “Bernabeu” dhe barazoi 1-1 në “San Siro” kundër Milanit. “Për mendimin tim, Mançesteri do ta ketë shumë të vështirë, - tha portugezi. – Do të thoja se shanset janë 50 me 50. Megjithëse Junajtid ka diçka më shumë në letër, unë kam luajtur kundër Milanit dhe e di që janë shumë të vështirë. Madje, çdo ekip italian mbetet i vështirë për t’u mundur. Inter-çelsi? Edhe në këtë rast them se shanset janë 50 me 50. Them se do të jetë spektakël më vete të shohësh Murinjon kur kthehet në “Stemford Brixh””, deklaroi Ronaldo. (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)