E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tryeza” Rama takim me deputetët socialistë

TIRANE- Pas takimit që bëri me partitë aleate, kreu i PS ka zhvilluar një bisedë të gjatë me një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pjesa më e madhe e të cilëve janë sekretarë të kësaj partie. Për afro 2 orë e gjysëm, Rama ka biseduar me njeriun që do e shoqërojë nesër në negociata, Gramoz Ruci dhe me deputetë më të vjetër të PS , Pandeli Majko, Namik Dokle, Ermelinda Meksi, Erjon Brace, Fatmir Xhafa , Blendi Klosi, Valentina Leskaj. Nuk ka patur asnjë deklaratë pas takimit, ndërkohë që burimet për News24 pohuan se është komunikuar vendimi që në tryezën e të shtunës Partia Socialiste do të kërkojë vetëm hapjen e kutive, si pikë të panegociushme për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Duke u bazuar edhe në qëndrimet e përfaqësuesve të Parlamentit Europian drejtuesit kryesorë të selisë rozë përforcuan mendimin se nëse nga tryeza nuk dilet me vendim për hapjen e kutive , protestat do të vazhdojnë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›