E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney në shitje

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 18:37

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson do ta shet sulmuesin Wayne Rooney gjatë verës, ka njoftuar revista News of the World të dielën.

Rooney dhe Ferguson thuhet se kanë marrëdhënie të tensionuara prej negociatave për vazhdimin e kontratës së sulmuesit në janar dhe është përkeqësuar edhe më tepër në javët e fundit. Një burim i afërt me klubin tha për News of the World:

“Marrëdhëniet mes Rooneyt dhe Fergusonit janë aq të tensionuara sa që ndikon edhe te futbollistëve tjerë. Sir Alex nuk është i kënaqur me lojën e Rooneyt, ai është ankuar rreth ekipit por menaxheri i ka thënë se duhet ta shikon vetën para se ti kritikon të tjerët”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›