E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahën të riun për ta vjedhur,arrestohen

 

TIRANE- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi kanë rrahur dhe më pas i kanë vjedhur varësen e floririt një adoleshenti në mes të kryeqytetit. Efektivat e Komisariatit Nr.3, arrestuan dje 16-vjeçarin A.L., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe 21-vjeçarin Orjol Kuqi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi dje në rrugën e Durrësit, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt, duke ia shkulur nga qafa, një 16-vjeçari. Burime nga policia thanë se dy të rinjtë kanë rrahur adoleshentin dhe më pas njëri prej tyre i ka këputur varësen nga qafa. Pas denoncimit të së dëmtuarit policia mundi të identifikonte dhe të arrestonte dy autorët e dyshuar, me akuzën e vjedhjes dhe plagosjes së lehtë me dashje. Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi varësen e floririt, e cila dyshohet të jetë e adoleshentit dhe disa objekte të tjera, të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Po kështu dje u arrestua edhe një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje. Ardian Muka, u arrestua, pasi kishte një masë sigurie në mungesë në ngarkim të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›