Vdekja e Kekës, policia shoqëron 20 persona
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Persona që kishin njohje me Aleks Kekën, miq të tij, njerëz që e kanë takuar në orët e fundit të jetës e dëshmitarë okularë të shpërthimit, janë shoqëruar dje në polici. Rreth 20 persona që mund të kenë dijeni mbi rrethana dhe fakte që çuan në shpërthimin e makinës së kryetarit të PDK-së për Malësinë e Madhe janë marrë dje në pyetje nga grupi i hetimit. Ndërkohë janë intervistuar dhe 35 persona të tjerë, të cilët kanë parë apo dëgjuar mbi shpërthimin e së enjtes në aksin Koplik-Shkodër. Burimet nga policia pranojnë vetëm shoqërimin dhe marrjen në pyetje të këtyre personave, por nuk bëjnë të ditur asnjë detaj në lidhje me dëshmitë e tyre apo pistat e mundshme të hetimit. Sipas të njëjtave burime mësohet se ngjarja konsiderohet e vështirë për zbardhur për disa arsye. Mënyra dhe vendi i shpërthimit janë dy pikat kyçe që çojnë policinë të hetojë “specialistë” të minave me telekomandë.
Shoqërimet
Rreth 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e ndodhur dje paradite ku humbi jetën kryetari i PDK së Malësisë së Madhe, Aleks Keka, janë shoqëruar në komisariatin e Policisë së Shkodrës. Të shoqëruarit janë pyetur për lëvizjet e orëve dhe minutave të fundit të Kekës. Në intervistë janë marrë dhe rreth 35 persona të tjerë. Gjithsesi, zyrtarisht, policia nuk ka dalë ende në një pistë hetimi të mundshme për ngjarjen. Përveç ekspertizës mjekoligjore, që vërtetoi se makina shpërtheu nga eksplozivi, ndërsa ishte në lëvizje, policia konstatoi se dhe vdekja erdhi si pasojë e aktivizimit të eksplozivit. I vetmi version zyrtar për ngjarjen është njoftim për shtyp i bërë publik ditën e ngjarjes në të cilin policia pohon se Keka ishte një person që hetohej nga policia për trafiqe të ndryshme të paligjshme.
Hetimet
Një grup i posaçëm hetimi është ngritur në Shkodër menjëherë pas shpërthimit të makinës së kryetarit të PDK-së për Malësinë e Madhe dhe njëkohësisht biznesmenit të ndërtimit Aleks Keka. Për t i ardhur në ndihmë procesit të hetimit ekspertët e minave me telekomandë në Policinë e Shtetit dhe dy prokurorë nga Prokuroria e Përgjithshme kanë udhëtuar dje drejt Shkodrës. Përfaqësuesit e akuzës do të luajnë një rol vëzhgues në procesin e hetimit ndërsa specialistët për shpërthimet e kësaj natyre do të analizojnë prova dhe fakte të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Me gjithë impenjimin dhe grupin e madh të personave që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ende nuk ka asnjë pistë hetimi dhe aq më pak persona të dyshuar.
Atentatorët, specialistë
Atentati ndaj biznesmenit Aleks Keka është kryer nga ekspertë të fushës. Policia ka dalë në konkluzione pak minuta pas shpërthimit të makinës tip “Mitsubishi Pajero” me targë SH 2125E, ku humbi jetën Keka. Mënyra e vendosjes së lëndës plasëse, vendi dhe koha e shpërthimit çojnë grupin e hetimit në përfundim se jo vetëm çdo detaj ishte i mirorganizuar, por dhe se gjithçka është realizuar nga profesionistë. Makina e Kekës shpërtheu në një vend ku kishte shumë pak kalimtarë, jo vetëm për të shmangur dëshmitarët, po dhe viktimat e pafajshme. Personat që organizuan atentatin kanë ditur mirë lëvizjet e viktimës. Dhe lënda plasëse që shpërthen me një zile telefoni është montuar jo më shumë se dy apo tri ditë para shpërthimit.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009