E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkeljet e Olldashit, biznesmeni francez leter Berishes

Autori i Lajmit: red.
Presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë franceze, SAKAR SAS, Bernard Bourrier në një letër drejtuar Kryeministrit Sali Berisha ka denoncuar abuzimet e ministrit të transporteve, Sokol Olldashi. Denoncimi është bërë për përzgjedhjen e fituesit të koncesionit për shërbimin e kontrollit teknik të automjeteve. Bourrier konfirmoi për gazetën, kontaktuar me telefon, në lidhje me takimin e organizuar nga një grup biznesmenësh francezë me z. Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Francë më 22 prill të këtij viti. “Unë kam bërë personalisht një bisedë me z. Kryeministër për 15 minuta në prani të ambasadores franceze në Shqipëri dhe ambasadorit shqiptar në Francë. Në këtë takim, i shpreha zotit Kryeministër, shqetësimet e mia, lidhur me skualifikimin e kompanisë SAKAR SAS nga ana e MPPTT”. Bourrier u shpreh se në këtë periudhë, APP kishte anuluar vendimin e Olldashit si të padrejtë dhe në shkelje të ligjit për koncesionet. Nga sa mësojmë, çuditërisht, APP duke marrë shkas nga një hetim, kryer nga Avokati i Prokurimeve, i cili është mik i ministrit Olldashi, me 21 prill merr një vendim të dytë, në kundërshtim me vendimin e saj të parë, duke e skualifikuar kompaninë franceze SAKAR SAS, me pretendimin se vërtetimi i pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore e prezantuar në dokumentet e tenderit nga kjo kompani është lëshuar nga autoritetet franceze 5 muaj më parë nga data e zhvillimit të tenderit, nga 3 muaj, që kërkohej në dokumentet standarde të tenderit. Burier e kon side ron këtë veprim sa qesharak, aq edhe tragjik, po të mbajmë parasysh fjalimin që z. Kryeministër që mbajti në takimin e organizuar me bizesmenët në vizitën e tij në Francë. Z.Bourrier, i frymezuar nga Kryeministri shqipetar në këtë takim dhe duke pasur një besim se ai do t i japë drejtësi kompanisë së tij, i është drejtuar atij me një letër. Përmes kësaj letre biznesmeni francez vë në dijeni kreun e ekzekutivit shqiptar, për shkeljet e barazisë në tender që mban vetëm një emër, Sokol Olldashi. Kompania Franceze i është drejtuar edhe organeve gjyqësore shqiptare, ambasadës franceze në Tiranë. Ai na siguroi se çështjen do ta çojë deri në organet ndërkombëtare të drejtësisë dhe do ta bëjë prezent edhe në organizmat respektive të Komunitetit Evropian, ku edhe Shqipëria është anëtare e asociuar. Bernard Bourrier është njëkohësisht edhe President i Konfederatës së Kontrollit dhe Sigurisë në Rrugë të Francës dhe biznesmen i suksesshëm në këtë fushë. Kompanitë e grupit SAKAR SAS mbulojnë rreth 20 % të tregut francez të shërbimit të kontrollit teknik, dhe kanë rreth 30 QKT në Greqi dhe kryejnë vetëm këtë shërbim në shtetin e Libanit.
Ky lajm është publikuar: 20/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›