E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahu fëmijët,izolohet 42-vjeçari

 

TIRANE – Gjykata e Tiranës vendosi dje të linte në qeli deri në përfundim të hetimeve 42 vjeçarin Xh.Y., i akuzuar për rrahjen sistematike të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. shkak për izolimin e tij ishte fakti se ndaj tij më parë Gjykaat e Tiranës kishte lëshuar një urdhjër-mbrojtjeje ku kërkonte që ai të mos iu afrohej bashkëshortes dhe fëmijëve, as në banesë dhe as jashtë saj. I pandehuri pohoi para gjykatës se bashkëshortja dhe fëmijët e kishin provokuar. Pas kësaj ai pohoi se kishte dashur vetëm t’i frikësonte ata që mos e bezdisnin në të ardhmen. Pas kësaj gjykata vendoi izolimin e atij në qeli pasi dyshohet se veç dhunës në familje, ka konsumuar edhe vepren penale të kryerjes së veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës.             f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›