E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthen dy milionë funte!

Nga Express më 26 shkurt 2011 në ora 15:00

Një inxhinier i punësuar në firmën “Alkoa Haumet” mbeti i shtangur kur mori ekstraktin për rrogën, në të cilin figuronte shuma një mijë herë më e lartë se sa rroga e tij e zakonshme. Sipas disa pohimeve, bëhej fjalë për një shumë prej 2 milionë funte (afro 2.3 milionë euro).

Si raporton e përditshmja britanike “Guardian”, ai shkoi menjëherë në drejtori dhe ktheu çekun e shënuar gabimisht. Zëdhënësi i kompanisë nuk deshi të konfirmojë lartësinë e shumës së paguar gabimisht inxhinierit të tyre.

“Lartësia e shumës është punë mes nesh dhe punëtorëve. Mund vetëm të them se bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Jemi të kënaqur që punëtori reagoi shpejt dhe që ka qenë aq i ndershëm”, tha zëdhënësi.

Krerët e kompanisë, selia e së cilës është në Cleveland të SHBA-së, deklaruan se do të bëhet hetimi për të konstatuar se si ka ndodhur ky gabim.

Ata shtuan se gabimi do të konstatohej brenda disa ditësh dhe se ata do të kërkonin pastaj nga inxhinieri të kthejë paratë sikur ai të mos e bënte këtë me vetiniciativë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›