Rregullorja e BSH-së: Ja kushtet e reja për kreditë konsumatore dhe hipotekare
Publikohet rregullorja që miratoi disa ditë më parë Këshilli Mbikëqyrës. Kushtet dhe raportet mes klientëve dhe bankave gjatë procesit të kreditimit
Duke parë rëndësinë e rregullores së re për kreditë konsumatore dhe hipotekare që u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në mbledhjen e fundit, gazeta e sjell atë në mënyrë thuajse integrale për lexuesit e saj.
Përmes saj përcaktohen kriteret dhe transparenca që duhet të ndjekin bankat e nivelit të tyre me klientët e tyre që në fazën paraprake të negocimit për dhënien e kredive.
Më poshtë vijon rregullorja e bërë publike dje nga autoriteti qendror bankar:
Neni 1
Objekti
Objekt i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kërkesave mbi përmbajtjen dhe mënyrën e dhënies së informacionit parakontraktor dhe kontraktor për kredimarrësin, përpara lidhjes dhe gjatë ekzekutimit të kredisë konsumatore dhe kredisë hipotekare për individin, si dhe rregullimi i kredisë konsumatore.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i kësaj rregulloreje është mbrojtja e interesave të kredimarrësve të kredisë konsumatore dhe kredisë hipotekare për individin, nëpërmjet sigurimit të transparencës dhe pajisjes së tyre me informacionin e nevojshëm, për të kryer krahasueshmërinë e ofertave në treg.
Neni 3
Subjektet
Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, të cilat ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë, si dhe subjektet financiare jobanka që ushtrojnë veprimtarinë financiare të kredidhënies, në përputhje me licencën e lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Këto subjekte në vijim për thjeshtësi, në këtë rregullore, do të quhen “banka”.
Neni 4
Baza ligjore
Kjo rregullore nxirret në bazë dhe për zbatim të Nenit 12, germa “a” të Ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”; të Nenit 53, pikat 4 dhe 5, Nenit 56, Nenit 69, neneve 124 dhe 125 të Ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, që më poshtë do të quhet ligji për bankat, dhe neneve 44 dhe 45 të Ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.
Neni 5
Përkufizime
Për qëllime të zbatimit të kësaj rregulloreje, termat e përdorur në Nenin 4 të Ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë rregullore. Termat e mëposhtëm do të kenë këto kuptime: a) “normë efektive e interesit”- do të ketë të njëjtin kuptim me përkufizimin sipas shkronjës ”a”, të pikës 2, të Nenit 4 të rregullores së Bankës së Shqipërisë “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, miratuar me Vendimin nr. 59, datë 29.08.2008, duke aplikuar njëkohësisht edhe përcaktimet e kësaj rregulloreje; b) “normë e interesit”- është interesi i kredisë, i shprehur si një përqindje periodike fikse ose e ndryshueshme, e aplikuar për një periudhë të dhënë për vlerën e kredisë të vlefshme sipas kontratës së kredisë; c) “konsumator”- do të ketë kuptimin e përcaktuar në pikën 6 të Nenit 3 të Ligjit nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”; d) “kontratë/marrëveshje e kredisë konsumatore”- do të ketë kuptimin e përcaktuar në Nenin 44 të Ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”; e) “kontratë/marrëveshje e kredisë kufi (overdraft)”- është marrëveshja e kredisë konsumatore nëpërmjet së cilës banka i jep konsumatorit mundësinë e disponimit të fondeve në llogarinë e tij rrjedhëse, që tejkalojnë gjendjen aktuale të fondeve në këtë llogari; f) kontratë/marrëveshje e kredisë për kartë krediti”- është marrëveshja e kredisë konsumatore sipas së cilës një bankë i jep ose premton t’i japë kredi mbajtësit të kartës së kreditit për qëllime blerjeje ose tërheqjeje të parave kesh, deri në një kufi të paracaktuar në kontratën e kredisë; g) “kontratë/marrëveshje e kredisë hipotekare për individin”- është marrëveshja sipas të cilës një bankë i jep ose premton t’i japë kredi një individi, e cila plotëson njëkohësisht karakteristikat e mëposhtme: I) ka si objekt blerjen ose ndërtimin e plotë ose të pjesshëm të një prone të destinuar për banim (shtëpi, apartament); II) kredimarrësi është blerësi ose poseduesi i kësaj prone të destinuar për banim.
Informacioni parakontraktor dhe kontraktor
Neni 6
Informacioni parakontraktor
1. Banka i paraqet konsumatorit në formë të shkruar informacionin e duhur dhe kryesor, përpara lidhjes së kontratës së kredisë konsumatore, në mënyrë që ai të ketë njohuri të plota për transaksionin e lidhjes dhe ekzekutimit të kontratës, si dhe të ketë mundësi të zgjedhë ofertën më të leverdishme në treg.
2. Informacioni parakontraktor përfshin: a) vlerën totale të kredisë ose kufirin e kredisë në rastin e kredisë kufi (overdraftit) dhe/ose kartës së kredisë; b) kushtet për lëvrimin dhe tërheqjen e kredisë; c) kohëzgjatjen e kontratës së kredisë; d) normën efektive të interesit nëpërmjet një shembulli përfaqësues dhe të dhënat financiare dhe supozimet e përdorura për llogaritjen e kësaj norme (sipas aneksit 2 bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje), kur janë të aplikueshme; e) normën e interesit dhe çdo indeks ose normë reference të aplikueshme mbi këtë normë interesi, si dhe periudhat, kushtet dhe procedurat për ndryshimin e saj; f) vlerën e këstit, numrin e kësteve dhe periodicitetin e shlyerjeve të kësteve (pagesave), si dhe kur është e mundur të paraqitet një plan i shlyerjes së kredisë; g) kushtet e përdorimit dhe të shlyerjes në rastin e kredisë kufi (overdraftit) ose kartës së kredisë; h) mënyrën e njoftimit të konsumatorit në rastin e ndryshimeve të kushteve të cilat sjellin pasoja për detyrimet pasurore të konsumatorit në bazë të kontratës; i) koston e mbajtjes së një llogarie për kryerjen e transaksioneve të lëvrimit të kredisë dhe të pagesave, koston e përdorimit të një karte apo mjeti tjetër pagese për transaksionet e lëvrimit të kredisë dhe të pagesave, kosto të tjera lidhur me transaksionet e pagesave (kur është e aplikueshme); j) çdo kosto shtesë që është e detyrueshme për përfitimin e kredisë; k) arancitë/kolateralin dhe sigurimin e kërkuar (kur është e aplikueshme); l) ekzistencën e të drejtës së tërheqjes nga kontrata, periudhën gjatë të cilës mund të ushtrohet kjo e drejtë dhe procedurat për ushtrimin e kësaj të drejte; m) të drejtën për të shlyer para afatit si dhe kostot që rrjedhin nga kjo (kur është e aplikueshme), duke treguar vlerën dhe metodën e llogaritjes; n) kushtet penale dhe kamatëvonesat në rastin e pagesave që kryhen pasi u ka kaluar afati, siç janë të zbatueshme në kohën kur jepet ky informacion, si dhe penalitetet në rast të mosrespektimit të kushteve dhe/ose afateve të tjera të kontratës; o) detyrimin për konsumatorin, në rastin kur në kontratën e kredisë kufi (overdraftit) parashikohet që kredia të shlyhet në çdo kohë me kërkesën e bankës, me një këst të vetëm ose brenda një afati tremujor, nëse është e aplikueshme; p) kohën e vlefshmërisë së informacionit parakontraktor për konsumatorin.
3. Banka i sugjeron konsumatorit llojin dhe vlerën më të përshtatshme të kredisë, ndërmjet kredive që ajo ofron, duke marrë parasysh gjendjen financiare dhe/ose aftësinë paguese të konsumatorit, avantazhet dhe disavantazhet që shoqërojnë produktin e propozuar dhe qëllimin e kredisë.
4. Banka, me kërkesë të konsumatorit, plotëson kërkesat e informacionit parakontraktor të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni si dhe jep shpjegime shtesë, me qëllim që konsumatori të jetë në gjendje të marrë vendimin e duhur.
5. Banka informon konsumatorin në rastin e mosmiratimit të kredisë konsumatore të shoqëruar me arsyet përkatëse.
6. Informacioni i treguar më lart duhet t’i vihet në dispozicion konsumatorit edhe në rastin kur ai hap një llogari rrjedhëse dhe ka të drejtë që të përdorë shuma më të mëdha sesa gjendja e kësaj llogarie, në formën e kredisë kufi (ovedraftit).
Neni 7
Informacioni kontraktor
1. Kontrata e kredisë konsumatore përfshin elementet e mëposhtme:
a) qëllimin e kredisë; b) të dhëna të plota për identitetin dhe adresat e palëve kontraktore; c) vlerën totale të kredisë dhe kushtet për lëvrimin e saj; d) afatin e maturimit të kredisë; e) normën e interesit, kushtet që përcaktojnë mënyrën e zbatimit dhe përllogaritjes së kësaj norme, çdo indeks ose normë reference të zbatueshme, si dhe periudhat, kushtet dhe procedurat për ndryshimin e normës së interesit, duke përcaktuar dhe mënyrën e njoftimit të konsumatorit për çdo ndryshim të mundshëm; f) normën efektive të interesit dhe totalin e kostos së kredisë për konsumatorin, të llogaritur në kohën që lidhet kjo kontratë kredie:
i) të dhënat financiare dhe të gjitha supozimet e përdorura për llogaritjen e kësaj norme,
ii) kushtet sipas të cilave mund të ndryshojë kjo normë, ose
iii) në rastet kur është objektivisht e pamundur të jepet norma efektive e interesit, konsumatorit i jepet informacion i mjaftueshëm në kontratën e shkruar për kostot/shpenzimet e kredisë; g) çdo shpenzim që nuk përfshihet në llogaritjen e NEI-t, por që do të paguhet nga konsumatori në rrethana të caktuara duke treguar qëllimin si dhe vlerën në rastet kur është e njohur; h) shumën e këstit, numrin dhe periodicitetin ose datat e çdo kësti (pagesave të konsumatorit) për të shlyer kredinë, dhe çdo shpenzim tjetër lidhur me dhënien dhe përdorimin e kredisë, të paraqitur në një plan shlyerjeje të kredisë; i) koston e mbajtjes së një llogarie apo të përdorimit të një mjeti pagese për transaksionet e lëvrimit të kredisë dhe të shlyerjeve/pagesave, dhe kosto të tjera lidhur me transaksionet e pagesave (kur është e aplikueshme); j) garancitë e vendosura për të siguruar ekzekutimin e kontratës së kredisë dhe sigurimi i jetës ose i pronës (kur janë të aplikueshme); k) të drejtën e tërheqjes nga kontrata e kredisë, sipas përcaktimit të nenit 11 të kësaj rregulloreje; l) të drejtën për shlyerjen e kredisë para afatit dhe të përfitimit të një reduktimi të kostos totale të kredisë; m) kostot/penalitetet si dhe procedurat dhe metodologjinë e llogaritjes së tyre, të cilat konsumatori duhet t’i paguajë në rastin e shlyerjes së pjesshme ose të plotë të kredisë, përpara afatit të maturimit; n) formën juridike të vendosjes së kolateralit, vlerësimin dhe mënyrën e vënies në ekzekutim të tij (kur është i aplikueshëm); o) penalitetet lidhur me mosrespektimin e detyrimeve kontraktore të cilat nuk janë përfshirë në llogaritjen e normës efektive të interesit, por të cilat paguhen nga konsumatori në rrethana të caktuara si dhe përcaktimi i këtyre rrethanave. Në rast se njihet vlera e saktë e këtyre penaliteteve që në momentin e lidhjes së kontratës jepen shumat respektive dhe në rast të kundërt, jepet metoda e përllogaritjes së tyre.
2. Në rastin e kredisë konsumatore, e cila shlyhet me këste, si pjesë të kontratës ose si aneks të saj, banka paraqet edhe: a) planin e shlyerjes së kredisë në momentin e dhënies së kredisë; b) mënyrën e llogaritjes së normës efektive të interesit (duke përfshirë në llogaritje të gjitha pagesat e paracaktuara që kredimarrësi paguan në momentin e marrjes së kredisë dhe gjatë gjithë kohë vazhdimit të saj) duke dhënë një shembull të detajuar.
3. Një bankë mund të përfshijë në kontratë me vullnetin e saj edhe informacion tjetër shtesë, përveç informacionit të përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni.
Neni 8
Kërkesa të përgjithshme mbi kontratat e kredisë
1. Kontratat e kredisë që përbëjnë objektin e kësaj rregulloreje bëhen në të gjitha rastet me shkrim dhe një kopje e kontratës së firmosur nga palët, i jepet personalisht konsumatorit në momentin e lidhjes së kontratës ose i dorëzohet apo dërgohet nga banka me postë të regjistruar në adresën e konsumatorit, brenda një periudhe prej 10 (dhjetë) ditësh pune nga nënshkrimi i kontratës.
2. Në rastin e çdo kontrate garancie që siguron shlyerjen e detyrimit që lind nga kontrata kryesore e kredisë, kopje e kontratës së garancisë dhe e kontratës së kredisë i jepet edhe garantuesit të kredisë, në rast se ky i fundit është një person i ndryshëm nga kredimarrësi.
3. Një kontratë kredie konsumatore në çdo rast përcakton qartë kushtet e lëvrimit, qëllimin e përdorimit të kredisë si dhe kushtet dhe afatet e shlyerjes së kredisë, së bashku me penalitetet përkatëse.
4. Kontrata e kredisë konsumatore përmban një dispozitë të veçantë për periudhën që konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata sipas përcaktimeve të nenit 11 të kësaj rregulloreje.
Neni 9
Kërkesa të veçanta për kontratat e kredisë kufi (overdrafti) dhe për kartë krediti.
1. Një kontratë kredie kufi (overdrafti) ose për kartë krediti përfshin informacionin e kërkuar sipas Nenit 6, pika 2 e kësaj rregulloreje.
2. Konsumatori informohet rregullisht por jo më pak se një herë në vit për gjendjen e llogarisë së tij, nëpërmjet një dokumenti “gjendja e llogarisë” (statement of account) që përmban informacionin e mëposhtëm: a) periudha së cilës i përket gjendja e llogarisë (data e fillimit dhe data e fundit); b) gjendja në fillim të periudhës; c) vlerat/shumat, si dhe datat përkatëse kur kredia është vënë në dispozicion të konsumatorit me përshkrimin përkatës; d) gjendja e llogarisë pas xhirimit të shumës/shumave të kredisë (bilanci i ri); e) vlerat/shumat e pagesave dhe datat përkatëse kur janë kryer pagesat nga konsumatori, përshkrimi i veprimit/eve; f) normën e fundit të interesit të rënë dakord; g) Çdo shpenzim/pagesë për interesat apo/dhe komisioni që është aplikuar, përshkrimi përkatës; h) gjendja e llogarisë në fund të periudhës.
2. Banka njofton konsumatorin gjatë kohëzgjatjes së kontratës së kredisë, për ndryshimet në normën e interesit ose në kostot e pagueshme, siç përcaktohet në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”.
Neni 10
Kërkesa të veçanta për kontratën e kredisë hipotekare për individin.
1. Në rastin e një individi që aplikon për kredi hipotekare, banka është e detyruar t’i paraqesë atij informacionin standard parakontraktor të plotësuar dhe personalizuar sipas formatit të dhënë në aneksin 1, bashkëngjitur dhe pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje.
2. Në çdo kontratë kredie hipotekare për individin, banka plotëson kërkesat e parashikuara në Nenin 7 të kësaj rregulloreje, me përjashtim të kërkesës së shkronjës “k” të këtij neni.
3. Banka publikon në ambientet e saj dhe pajis individin me informacion në formë të shkruar mbi mënyrën e përllogaritjes dhe/ose të ndryshimit të normës së interesit të kredisë hipotekare për individin, duke i ofruar klientit si një nga mënyrat e kuotimit të kredisë hipotekare, indeksimin e normës së interesit të kësaj të fundit me normën bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë për marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjella të riblerjes (repo).
KREU III
Rregullimi i kontratës së kredisë konsumatore
Neni 11
E drejta e tërheqjes nga kontrata /marrëveshja e kredisë konsumatore
1. Konsumatori ka të drejtën të tërhiqet nga marrëveshja dhe/ose kontrata e kredisë konsumatore pa dhënë ndonjë arsye për këtë qëllim, brenda një periudhe kalendarike 14 (katërmbëdhjetë) ditore. Ky afat fillon nga dita e arritjes së marrëveshjes ose lidhjes së kontratës, ose nga data kur konsumatori merr dijeni për kushtet kontraktuale (nëse kjo e fundit është e mëvonshme).
2. Përpara ushtrimit të kësaj të drejte konsumatori njofton bankën për synimin e tij (brenda afatit prej 14 ditësh), për t’u tërhequr nga kontrata e kredisë.
3. Në qoftë se kredia është disbursuar dhe përfituar nga konsumatori dhe në qoftë se ky i fundit ushtron të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata, banka njofton konsumatorin për vlerën e kredisë që duhet t’i rikthehet nga konsumatori. Kjo vlerë përbëhet nga shuma e kryegjësë dhe interesit për ditët përkatëse, si dhe shpenzimet e mundshme të bankës të krijuara nga veprime me palë të treta për efekt të disbursimit të kësaj kredie.
4. Shpenzimet e mundshme të bankës të krijuara nga veprime me palë të treta për efekt të disbursimit të kësaj kredie, përfshihen në çdo rast në informacionin kontraktor, ndërsa interesi llogaritet mbi bazën e normës së interesit të rënë dakord.
5. Nëse pala konsumatore përbëhet nga disa persona, dhe njëri prej tyre ushtron të drejtën për t’u tërhequr nga kontrata e kredisë konsumatore, sipas pikave të mësipërme të këtij neni, atëherë dhe personat e tjerë që përbëjnë palën konsumatore kanë të drejtën të tërhiqen nga kjo kontratë.
6. Nëse një konsumator tërhiqet nga kontrata e kredisë, edhe personi që ka hyrë në detyrime kontraktore duke dhënë garanci për detyrimet e konsumatorit sipas kësaj kontrate, mund të tërheqë gjithashtu garancinë/të e vendosura prej tij për ekzekutimin e
kësaj kontrate.
Neni 12
Të drejtat dhe detyrimet në rastin e shlyerjes (pagesës) së kredisë para afatit të maturimit.
Konsumatori ka të drejtën e shlyerjes së plotë ose të pjesshme para afatit të maturimit të detyrimeve të tij, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e kredisë konsumatore për këtë qëllim. Në këtë rast, banka duhet të bëjë një reduktim të kostos totale të kredisë. Ky reduktim konsiston në uljen e interesave dhe kostove të aplikuara mbi pjesën e pashlyer të kredisë, për periudhën e mbetur sipas kontratës së kredisë.
Neni 13
Mbikëqyrja
Banka e Shqipërisë, në rast mosplotësimi të detyrimeve të kësaj rregulloreje, zbaton dispozitat e parashikuara në nenet 74 deri 80 dhe në nenin 89, të ligjit “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe në aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij.
Neni 14
Fusha e përbashkët e zbatimit
Kërkesat e përcaktuara në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare”, miratuar me Vendimin nr. 59, datë 29.08.2008 të Këshillit Mbikëqyrës, zbatohen edhe për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare për individin, për aq sa nuk parashikohet ndryshe në këtë rregullore.
Disa supozime mbi llogaritjen e NEI-t për kreditë kufi
(overdraftin) dhe për kartat e kreditit.
1. Nëse një kontratë kredie i jep të drejtën konsumatorit për të tërhequr fondet në çdo kohë, do të supozohet që vlera e kredisë tërhiqet menjëherë dhe në total.
2. Nëse një kontratë kredie parashikon mënyra të ndryshme tërheqjeje nëpërmjet aplikimit të komisioneve dhe normave të ndryshme të huamarrjes, do të supozohet që vlera totale e kredisë tërhiqet me komisionin më të madh dhe me normën më të lartë të interesit të zbatueshme për tërheqjen më të zakonshme të kësaj kontrate kredie.
3. Nëse një kontratë kredie i jep konsumatorit të drejtën e tërheqjes në përgjithësi të fondeve, dhe vendos midis mënyrave të ndryshme të tërheqjes një kufizim për shumën dhe periudhën e kohës, do të supozohet që shuma e kredisë tërhiqet në datën më të hershme të parashikuar në marrëveshje dhe në përputhje me limitet e tërheqjeve.
4. Nëse nuk ka një plan fiks pagesash, do të supozohet që: a) kredia jepet për një periudhë njëvjeçare; dhe/ose b) kredia do të paguhet me 12 këste të barabarta mujore.
5. Nëse ka një plan fiks pagesash për shlyerjet, por shuma e pagesave është e ndryshueshme, do të supozohet që shuma e secilës pagesë është më e vogla nga vlerat që parashikon kontrata.
6. Me përjashtim të rasteve në të cilat është përcaktuar ndryshe, kur kontrata e kredisë parashikon më shumë se një datë shlyerjeje, do të supozohet që kredia bëhet e disponueshme dhe pagesat kryhen në datën më të hershme të parashikuar në kontratë.
7. Nëse në një kontratë kredie nuk është përcaktuar kufiri i saj, do të supozohet që ky kufi është 200,000 lekë ose kundërvlefta në monedhë të huaj.
8. Në rastin e kontratës për kredi kufi (overdraft), do të supozohet që kredia është tërhequr në total dhe për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës së kredisë. Nëse nuk dihet kohëzgjatja e kontratës së kredisë, NEI do të llogaritet duke supozuar që kohëzgjatja e kredisë është tre muaj.
9. Nëse për një periudhë ose një shumë të kufizuar kredie ofrohen norma interesi dhe komisione të ndryshme, do të supozohet që norma e interesit dhe komisionet janë më të lartat për të gjithë kohëzgjatjen e kontratës së kredisë.
10 Në kontratat e kredisë konsumatore për të cilat është vendosur një normë fikse interesi në lidhje me periudhën fillestare, në fund të së cilës është vendosur një normë e re huamarrjeje dhe që më pas ndryshohet periodikisht sipas një indeksi të rënë dakord, llogaritja e NEI-t do të bazohet në supozimin që, në fund të periudhës me normë fikse interesi, norma e interesit do të jetë e njëjtë si në momentin e llogaritjes së NEI-t, bazuar në vlerat e indekseve të rëna dakord në atë moment.
BSH, rregullore për të monitoruar bankat e huaja dhe degët e tyre në Shqipëri
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të miratojë javën e ardhshme projekt-rregulloren "Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe të degëve të bankave të huaja në vendin tonë". Sipas burimeve zyrtare të Bankës Qendrore, projekt-rregullorja parashikon forcimin e masave të kontrollit dhe monitorimit për veprimtaritë e bankave tregtare, një pjesë e të cilave janë me kapital të huaj, përballë krizës financiare ndërkombëtare. BSH bën të ditur se në axhendën e mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës janë parashikuar për shqyrtim dhe miratim edhe disa çështje të tjera, si: “Për disa ndryshime në rregulloren ’Për strukturën e pagave bazuar në klasifikimin e vendeve të punë në Bankën e Shqipërisë’, projekti ‘Për një ndryshim në rregulloren për procedurat e botimeve në Bankën e Shqipërisë’, projektet ‘Për shpërndarjen e fitimit dhe miratimin e pasqyrave financiare të Bankës së Shqipërisë për vitin 2008’, projekti ‘Për një ndryshim në vendimin ‘Për shtypjen e kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor’, projekti ‘Për miratimin e objektit të prokurimit ‘Shërbim i një terminali shtesë të informimit dhe tregtimit financiar’, ‘Ecuria e rezervës valutore dhe e portofolave të investimeve për muajin janar të vitit 2009’, si dhe informacionin ‘Mbi Raportin e Tranzicionit 2008 të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)’".
6 Mars 2009