E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreh prindërit dhe shet orenditë e shtëpisë, arrestohet i riu



KORÇË - Arrestohet për vjedhje në shtëpinë e tij ndërsa prindërit kërkojnë ndihmë për djalin e tyre të dhunshëm. Një histori i rrallë e një të riu ka përfunduar mbrëmjen e dy ditëve më parë me arrestimin e këtij të fundit i cili ka grabitur prindërit e tij. Duke iu referuar burimeve të policisë lokale mësohet se shtetasi Rikardo Feçami 27 vjeç është arrestuar nën akuzën e "vjedhjes" dhe atë të "pengimit për ekzekutimin e urdhrit të gjykatës". 27-vjeçari prej shumë kohësh ushtronte dhunë mbi dy prindërit e tij të moshuar dhe të sëmurë me të cilët jetone. Madje ai njihet edhe si përdorues droge. Ndërsa dhuna barbare e ushtruar në mënyrë sistematike ndaj tyre ka detyruar dy prindërit më shumë se një herë të kërkojnë ndihmën e uniformave blu. Në momentin kur situata është acaruar se tepërmi dhe dhuna fizike është bërë e paduruehsme prindërit e 27-vjeçarit i janë drejtuar gjykatës. Kjo e fundit ka marë një urdhër të menjëhershëm mbrotjeje për dy të moshuarit, ndërsa të riut i ka kërkuar të qëndrojë larg dhunës fizike dhe shtëpisë së vet njëkohësisht. Por telashet nuk kanë mbaruar. Mbrëmjen e kaluar Rikardo Feçami ka shkuar përsëri në shtëpinë e tij ndonëse e kishte të ndalur, ai ka keqtrajtuar babain e tij shtetasin K.Feçami 61 vjeçar duke mos kursyer as të ëmën. Më pas ka rrëmbyer disa paisje ektroshtëpiake për t'i shitur në treg. Në këto kushte babai i tij ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka arrestuar birin problemtik për të cilin gjykata e shkallës së parë në Korçë rreth një muaj më parë kishte nxjerrë urdhrin e mbrotjes ndaj dy prindërve të tij. Ai akuzohet për vjedhje si dhe shkeljen e urdhrit të gjykatës, ndërkohë që prindërit ndonëse të dëshpëruar për kërkesën ndaj policisë i kanë shpëtuar jetën vetes së tyre të kërcënuar në çdo moment.

22 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›