Rreh të shoqen dhe kanos vjehrrin
Rreh të shoqen dhe kanos me armë gjahu vjehrrin, procedohet penalisht në gjendje të lirë. Në orën 00:45 të ditës së djeshme, pas një konflikti të dhunshëm me të shoqen për motive të dobëta, 27-vjeçari Sokol Dragoti nga Përmeti dhe banues në Porto Romano ka kanosur me një armë gjahu vjehrrin e tij, 45-vjeçarin K.Nezha. Denoncimi i rastit në polici ka bërë që Dragoti të ndiqet penalisht ndonëse në gjendje të lirë për ngjarjen e pasmesnatës. Denoncimet në polici për raste të dhunës në familje kanë ardhur në rritje. Ky është rasti i katërt brenda javës, ndërkohë që të dhunuarat ndihen dhe më të frikësuara pas denoncimeve, pasi duhet të përballen rishtas me bashkëshortët e dhunshëm të cilëve "u tërhiqet veshi", po nuk ndalohen qoftë dhe për 24 orë për të shuar tensionet dhe dhënë siguri viktimave të dhunës.