E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbimi i bashkëshortes së Elvis Roshit ka prapavijë politike. Reagojnë qytetarët: “Skenar i turpshëm i Edi Ramës”

04-06-2011 / Gazeta 55

Investigimi/Bllofi i Erjon Veliajt me ndërkombëtarët

Zbardhet e-maili i dërguar nga Erion Veliaj në adresë të disa ambasadorëve të SHBA dhe BE në lidhje me ngjarjen e ndodhur me gruan e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Ditën e parë të ngjarjes, kur dëshmia kundërthënëse e Griselda Roshit (Zaimit) ende nuk ishte verifikuar, Erion Veliaj u ka shkruar ambasadorëve të disa vende me ndikim në Shqipëri duke e portretizuar ngjarjen si politike ndërsa ka theksuar se Elvis Roshi ishte kërcënuar edhe gjatë fushatës elektorale. Por po ashtu, media të ndryshme kishin mbledhur dje opinionin e qytetarëve lidhur me sajesën e shekullit që erdhi nga Kavaja. Njëzëri, të gjithë qytetarët fajësojnë liderin politik të Partisë Socialiste, Edi Rama, se, një çështje të tillë do ta përdorte politikisht, për të kërkuar largimin e qeverisë. 

Teksti i mesazhit të Veliajt
“Miq, Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapo-zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit). Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.
Faleminderit
Erion

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›