“Rrëmbyesi i Remziut i fshihet gjyqit”
“Ilir Kumbaro i fshihet drejtësisë”.
Fatos Mahmutaj
Trupi gjykues i Krimeve të Rënda që po shqyrton dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, shpalli dje me vendim se njëri prej të pandehurve kryesorë në këtë çështje, Ilir Kumbaro, ish-kreu i SHIK në drejtorinë qendrore para vitit 1997, i fshihet drejtësisë. Në përgjigjen e fletëthirrjes së mbërritur në gjykatë, policia e kryeqytetit ka pohuar se Kumbaro është larguar drejt Anglisë shumë vite më parë, ndërsa tani nuk dihet asnjë informacion për të. Pasi lexoi përgjigjen e policisë, kryegjyqtari i çështjes pohoi se me këtë fakt, gjykata krijon bindjen se Kumbaro i fshihet drejtësisë dhe si i tillë deklarohet mungesa e tij në proces dhe i caktohet një avokat kryesisht për ta mbrojtur atë. Por kapërcimi i kësaj etape ishte i pamundur të kryhej seancën e djeshme pasi i pandehuri tjetër i këtij procesi Budjon Meçe ndodhet në spital në gjendje kome, prej disa javësh dhe e ka të pamundur të marrë dijeni për procesin që po zhvillohet në ngarkim të tij. Në raportin mjekësor të mbërritur në gjykatë, mjekët që po kurojnë atë ishin shprehur se ai është i paaftë dhe se nuk ka mundur të marrë dijeni. Edhe pse për të mbrojtur interesat e tij në gjykim, motra i ka ngarkuar një avokat, të cilin e ka pajisur me prokurë, trupi gjykues pohoi se konfirmimi për marrjen dijeni nga ai duhet të mbërrijë në gjykatë. Për këtë shkak u vendos që seanca e radhës e procesit të zhvillohet pas dy javësh, duke mos u bërë e mundur që përfaqësuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda të lexojë kërkesën për gjykim. Seancën e djeshme, njëlloj si atë të mëparshme në sallën e gjyqit ndodheshin familjarë të viktimës Remzi Hoxha dhe avokati i tyre Tomë Gashi. Të pandehurit e këtij procesi janë Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-kreu i SHIK në drejtorinë qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, të akuzuar për “rrëmbim me pasojë vdekjen” dhe “torturë”, akuza të konsumuar në bashkëpunim dhe nga tre herë prej secilit të pandehur, çka rrezikojnë dënim që mund të shkojë deri në burg të përjetshëm nëse gjenden fajtorë. Pak ditë me parë me kërkesë të Sefgjinit dhe Koldashit Apeli i Krimeve të Rënda vendosi t’iu hiqte masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte vendosur Fakti për këta më datë 4 maj dhe që ua komunikoi tre ditë më vonë. Tashmë, deri në një masë tjetër ata do qëndrojnë në gjendje të lirë.