Sondazhet: Fiton Gruevski dhe BDI
Fushata zgjedhore në Maqedoni përfundoi mbrëmë në mesnatë, për të pasuar me heshtjen 24-orëshe parazgjedhore.
Mbylljet e fushatave zgjedhore të VMRO-DPMNE, të drejtuara nga Koalicioni për një Maqedoni më të mirë, SDSM (Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë), i drejtuar nga Koalicioni për Evropën, BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) dhe PDSH (Partia Demokratike Shqiptare), u mbajtën respektivisht në Strumicë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, sipas agjencisë së lajmeve “Makfax”. Zgjedhjet e kësaj radhe janë të parakohshme dhe u thirrën pas shpërbërjes së parlamentit më 12 prill me ikjen e partisë shqiptare, PDSH nga koalicioni qeveritar, pas mosplotësimit të kërkesave për të drejtat e shqiptarëve. Sipas sondazheve, VMRO-DPMNE do të fitojë rreth 31 për qind të votave, kundrejt 11 për qind për Bashkimin Social Demokratik (SDSM). Partia më e fortë që do të përfaqësojë shqiptarët e Maqedonisë, (25 për qind të popullsisë së vendit) është BDI, Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili pritet të fitojë deri në 9.2 për qind të votave. Kjo parti shpreson të marrë vendin e PDSH-së në koalicionin qeveritar, parti për të cilën sondazhet parashikojnë se do të fitojë 5.6 për qind të votave. Fushata zgjedhore në Maqedoni ka qenë e mbushur me incidente, kryesisht mes dy partive shqiptare, PDSH dhe BDI, ku më së shumti është sulmuar BDI. Sulmi më i fortë ka qenë atentati kundër liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti, pasi përfundoi një miting, ku dy persona qëlluan me plumba drejt makinës së tij. Aktivistët kanë sulmuar përfaqësuesit partiakë rivalë dhe godinat e tyre. Liderët e dy partive të mëdha shqiptare, BDI dhe PDSH kanë akuzuar njëri-tjetrin për incidentet, të cilat janë dënuar nga krerët e shtetit dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, u ka bërë thirrje partive politike që të tregohen të kujdesshme në këto zgjedhe të konsideruara shumë domethënëse për Maqedoninë, me gjithë tensionet e ditëve të fundit shkaktuar kryesisht prej aktivistëve të partive shqiptare. “Këto janë momente tensioni ku emocionet i tejkalojnë kufijtë, ndërsa njerëzit që janë kundër ardhmërisë së Maqedonisë në BE dhe NATO do të shfrytëzojnë pikërisht këto momente për të shmangur një gjë të tillë. Eshtë shumë e rëndësishme që liderët të tregohet vërtet lider”, tha Fuere. Votimi i 1 qershorit fillon në orën 7 dhe do të zgjasë deri në orën 19. Të drejtë votimi kanë 1.779.116 votues, të cilët në 2976 vendvotime do të mund të prononcohen për 18 lista me 1.540 kandidatë për 120 vende deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.
Liderët maqedonas: Zgjedhje të paqme
Presidenti maqedonas, Branko Cërvenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski kanë apeluar për zgjedhje korrekte dhe të paqme. “Fitorja e dikujt nuk vlen aq shumë që të paguhet me disfatën e përbashkët. Një sukses individual ose partiak nuk mund të jetë më i rëndësishëm se e ardhmja e tërë vendit. Ishim dëshmitarë të një sërë incidentesh, dhune dhe shkeljen e ligjeve, që rrezikojnë karakterin demokratik të procesit zgjedhor dhe kanë ndikim negativ të prestigjit ndërkombëtar dhe pozicionet e vendit tonë. Ky imazh do të mund të përmirësohet vetëm në qoftë se kemi ditë të përsosur zgjedhore”, theksoi Cërvenkovski. Ndërsa kryeministri Gruevski tha se: “Të dielën kemi mundësi të mëdha të fitojmë të gjithë dhe kjo është vetëm me zgjedhje korrekte dhe demokratike, pa incidente pa probleme ta ndihmojmë Maqedoninë të ecë përpara, të mos lejojmë disa individë për shkak të interesave të tyre personale ta prishin imazhin e shtetit, ta dobësojnë vendin”.