Si u shpërdoruan 232 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë
Zbardhen të dhënat e analizimit të dëmeve të shkaktuara nga ndërtimi i rrugës. Firma ndërtuese “Bechtel Enka” u favorizua haptazi nga Lulzim Basha dhe Andi Toma
Habjon Hasani
Tiranë - Janë 232 milionë euro dëme të shkaktuara nga “vepra e shekullit” që u iniciua dhe u “orkestrua” nga Andi Toma dhe Lulzim Basha. Pikërisht këtë dëm u ka paraqitur prokurori Arben Kraja anëtarëve të Gjykatës së Lartë në finale të analizës dhe hetimit të dosjes “Rrëshen-Kalimash”. “Duke shumëzuar diferencën e kostos për m2 rrugë dhe m2 ura me sipërfaqen e përgjithshme të rrugës dhe urave sipas projektit të miratuar për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ekspertët kanë llogaritur një diferencë për rrugën 177 075 500 euro dhe për urat 54 934 083 euro. Në total kemi një diferencë 232 009 583 euro, që kosto e rrugës dhe urave në segmentin Rrëshen-Kalimash kanë kushtuar më shumë se kostoja e rrugës Kalimash-Morinë”, - konkludon prokurori lidhur me dëmin. Më tej, prokurori shton se nga krahasimet që janë kryer rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë “Bechtel-Enka” janë shumë më të larta. “Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash rezulton se shoqëria “Bechtel-Enka” është favorizuar me një shumë prej 114 851 604 euro krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë”, - saktëson Kraja në kërkesën e tij.
Raporti, që nga propozimi i “Bechtel” deri te dëmi “fantastik” i shkaktuar
Nga hetimi është provuar se në tremujorin e parë të vitit 2006 ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i është paraqitur në rrugë informale një propozim i pakërkuar nga kompania “Bechtel-Enka” për mënyrën e ndërtimit me ritme të përshpejtuara të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash nëpërmjet aplikimit të një kontrate projekto e ndërto, në bazë të çmimeve për njësi të fiksuara. Janë zhvilluar disa takime bilaterale ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë “Bechtel-Enka” dhe ministrit Lulzim Basha për të diskutuar këtë propozim të pakërkuar. Në vazhdim, bazuar në propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, Këshilli i Ministrave ka miratuar VKM Nr. 481, datë 14.06.2006, “Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të përdorë procedurën e prokurimit të hapur ndërkombëtar për ndërtimin me ritme të përshpejtuara të segmentit Rrëshen-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës-Morinë”. Nga hetimet e kryera provohet se negociatat faktikisht janë zhvilluar ndërmjet konsulentit Ecorys dhe shoqërisë “Bechtel-Enka” dhe se çmimet për njësi nuk janë negociuar fare, por janë pranuar ato çmime që ka paraqitur “Bechtel-Enka”. Në përfundim të negocimiit, me datën 15 shtator 2006, është hartuar një projekt-kontratë për realizimin e punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kostoja e synuar për përfundimin e rrugës është parashikuar 418 333 985 euro. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH-ja. Kostoja e synuar është përcaktuar si rezultat i përcaktimit të çmimeve për njësi dhe shumëzimit të tyre me volumet e përafërta të punimeve.
Krahasimi
Nga krahasimi rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë “Bechtel-Enka” janë shumë më të larta. Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash rezulton se shoqëria “Bechtel-Enka” është favorizuar me një shumë prej 114 851 604 euro krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë. Në këto kushte rezulton se shtetasit Lulzim Basha dhe Andi Toma, gjatë procedurave të ndjekura për negociimin e kushteve të kontratës të lidhur me shoqërinë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash, kanë konsumuar në bashkëpunim veprën penale “shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga Nenet 248 e 25 të Kodit Penal, duke favorizuar në mënyrë të kundërligjshme shoqërinë “Bechtel-Enka” për shumën 114 851 604 euro ose 14 146 272 064 lekë, si dhe duke i shkaktuar dëm financiar buxhetit të shtetit për të njëjtën shumë. Shkeljet ligjore të përshkruara më sipër janë konstatuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas kontrollit të ushtruar nga ana e tij në lidhje me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e subjektit që po ndërton segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me këtë objekt është administruar si provë nga Prokuroria.
Rezulton se shoqëria “Bechtel-Enka” ka patur për vitin 2006 një normë fitimi (rentabilitet) rreth 69 % dhe për vitin 2007 një normë fitimi (rentabilitet) rreth 44%. Llogaritja e normës së fitimit për secilin nga vitet fiskale është bërë fitim/të ardhura. Ekspertët me të njëjtën metodë kanë krahasuar çmimet për njësi të aplikuara me shoqërinë “Bechtel-Enka” me çmimet për njësi që ka aplikuar Banka Botërore në kontratën e lidhur për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Rrëshen. Janë arritur të krahasohen 19 zëra punimesh të njëjta dhe rezulton një diferencë prej 87 516 787 euro më shumë në favor të shoqërisë “Bechtel-Enka”. Në përfundim të negociimit me datën 15 shtator 2006 është hartuar një projekt-kontratë për realizimin e punimeve të ndërtimit të segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Kosto e synuar për përfundimin e rrugës është parashikuar 418 333 985 euro. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH. Kosto e synuar është përcaktuar si rezultat i përcaktimit të çmimeve për njësi dhe shumëzimit të tyre me volumet e përafërta të punimeve. Me të njëjtën metodë janë krahasuar nga ekspertët çmimet për 15 zëra punimesh me çmimet që përdoren nga një kompani ndërtuese në Milano (çmime të shtatorit 2008) dhe rezulton një diferencë në shumën 24 477 651 euro në favor të shoqërisë “Bechtel-Enka”. Nga analiza e provave të administruara nga prokuroria në lidhje me ngjarjen e përshkruar më sipër u vendos të pushohej akuza për mungesë provash, bazuar në Nenin 328/1, germa “dh”, e Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të pandehurve Armand Teliti dhe Lejla Saraçi dhe rezultoi se të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma, në bashkëpunim kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga Nenet 248 e 25 të Kodit Penal dhe shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, të parashikuar nga Nenet 258 e 25 të Kodit Penal. Ekspertët kanë llogaritur koston mesatare për 1 m2 rrugë dhe për 1 m2 ura, duke përjashtuar koston e tunelit dhe TVSH-në, për rrugët Rrëshen-Kalimash dhe Kalimash-Morinë. Rezulton se në segmentin Rrëshen-Kalimash kostoja mesatare për 1 m2 rrugë është 266.4 euro/m2, ndërsa kostoja mesatare për 1 m2 urë është 1293 euro/m2. Ndërsa në segmentin Kalimash-Morinë kostoja mesatare për 1 m2 rrugë është 140 euro/m2 dhe për 1 m2 urë është 720 euro.
Duke shumëzuar diferencën e kostos për m2 rrugë dhe m2 urë me sipërfaqen e përgjithshme të rrugës dhe urave, sipas projektit të miratuar për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ekspertët kanë llogaritur një diferencë për rrugën 177 075 500 euro dhe për urat 54 934 083 Euro. Në total kemi një diferencë 232 009 583 euro, që kostoja e rrugës dhe urave në segmentin Rrëshen-Kalimash kanë kushtuar më shumë se kostoja e rrugës Kalimash-Morinë.
Gjatë hetimit, të pandehurit Lulzim Basha dhe Andi Toma kanë pretenduar se nuk kanë shkelur asnjë ligj apo vendim qeverie. Sipas tyre, ata vetëm kanë përgatitur projektaktet që janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave dhe kanë vepruar bazuar në Vendimet e Këshillit të Ministrave. Të pandehurit pretendojnë se projektaktet e përgatitura nuk mund të sjellin pasoja për buxhetin e shtetit. Një pretendim i tillë, siç u analizua më sipër në mënyrë të detajuar, hidhet poshtë nga provat e administruara gjatë fazës së hetimeve paraprake.
11 Dhjetor 2008