E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen; Vrau shokun, policia arreston një prej autorëve



Policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Rrëshen. Në prangat e uniformave blu ra i riu Amarildo Ndoi. Ndërkohë që po punohet për të vënë në pranga një tjetër person, që dyshohet të ketë marrë pjesë në këtë ngjarje. I riu Edison Jaku u qëllua me armë rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës. Policia identifikoi autorët e krimit, ndërkohë që njërin prej të dyshuarve e vuri në pranga. Ndërsa personi tjetër që mendohet se ka marrë pjesë në këtë ngjarje, është Tonin Biba. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një sherr banal mes viktimës dhe dy autorëve. Sipas policisë, viktima ka rrahur vëllanë e Tonin Bibës që ka çuar më pas në konfliktin midis tyre dhe në vrasjen e 20-vjeçarit në shkallët e pallatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›