Sarandë; Dhunohet polici, shkoi për të arrestuar dy vjedhës
Policia e Sarandës nëpërmjet postblloqeve të ngritura në të gjithë qytetin ka mundur të arrestojë një nga personat që sulmuan efektivin e policisë, Roland Merko. Sipas policisë, i arrestuari është Geart Çoçka. Ai ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe në momentin që efektivi i policisë ka shkuar për ta arrestuar, ka ndeshur në rezistencën e tij. Çoçka bashkë me dy shokët e tij kanë dhunuar policin Merka në shenjë kundërshtimi. Policia e Sarandës nuk e ka pasur të vështirë ta arrestojë dhe të identifikojë dy personat e tjerë. Ata ishin Xhaferr Bahja dhe Roland Aliaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Efektivi i policisë ka qenë i armatosur në momentin e sulmit, por armën e shërbimit e ka përdorur vetëm për të trembur agresorët, duke shtënë në ajër.