E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqet toka, izolohen 3 mijë banorë

 

BULQIZE - Të paktën 3 mijë banorë të komunës së Fushë-Bulqizës kanë mbetur të izoluar prej mëngjesit të ditës së martë. Fshatrat Gropë, Dushaj, Lepurakë e Qiraj nuk kanë asnjë mundësi lidhje me rrugën nacionale dhe fshatrat e tjerë, për shkak të një rrëshqitje të tokës në vendin e quajtur Kthesa e Muharremit. Mëngjesin e së martës është vërejtur rrëshqitja e tokës, në një gjatësi afro 30 metra në rrugën rurale që lidh rrugën nacionale Bulqizë-Shupenzë, me 4 fshatra të Komunës Fushë-Bulqizë. Rrëshqitja e tokës vjen për faktin se në rrugët rurale mungojnë kanalet anësore dhe mirëmbajtja e tyre. Kryetari i komunës, Isuf Curri i ka kërkuar Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale ndërhyrje urgjente për të nxjerrë nga izolimi katër fshatrat e bllokuar. “Çdo kërkesë e jona ka rënë në vesh të shurdhët”, u shpreh Isuf Curri. Nga ana e tyre drejtues e specialistë të rrugëve rurale justifikohen se mungojnë mjetet e fondet për kryerjen e investimeve apo mirëmbajtjen e rrugëve. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›