E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet vrasja e 1997-ës

 

ELBASAN – Zbulohet krimi i vitit 1997. Seksioni Kundër Krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit rinisi hetimin për ngjarjet e vjetra, duke çuar në identifikimin e autorit të vrasjes së Nezir Meminit. Banori i fshatit Katjel nga Komuna Rrajcë në Librazhd është ekzekutuar më 10 gusht të vitit 1997. Pas hetimeve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka zbuluar autorin. Bëhet e ditur se është identifikuar si autori i kësaj ngjarjeje kriminale është shtetasi Dashamir Bishti, ish-pjesëtar i “Bandës së Mandelës”. Bishti mësohet se është vrarë në Greqi vite më parë, duke bërë njëkohësisht dhe mbylljen e dosjes ndaj tij. Veç kësaj ngjarjeje, seksioni kundër krimeve ndaj personit ka rihapur dosjet për të hetuar dhe vënë para drejtësisë të gjithë ata persona, të cilët kryen vepra të ndryshme penale gjatë vitit 1997.                              a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›