Rreth 20 emigrantë, ndihmë financiare nga bashkia për hapjen e biznesit
Personat e riatdhesuar ose ish-emigrantët përfitojnë ndihmë financiare nga Bashkia e Tiranës për të hapur biznesin e tyre.
Kjo është faza e tretë publike në mbështetje të këtyre personave, ku u përzgjodhën 20 përfitues. Këta persona do të mund të krijojnë sipërmarrjet e tyre në fusha të ndryshme të shërbimeve, të artizanatit, apo edhe në fushën e bujqësisë. Në fazën e këtij projekti janë përcaktuar përfituesit nga qyteti i Tiranës, Vlorës, Kukësit, Durrësit, Kelmendit dhe Shkodrës. Kryesisht ndihma u është dhënë për hapjen e bizneseve të ndryshme, kryesisht në fushat e shërbimeve të artizanatit dhe bujqësisë. Pasi projekti nuk përfshin vetëm qytetarët e Tiranës, por përfshin një hapësirë më të gjerë tokësore edhe të rretheve larg Tiranës. Pjesëmarrës në shpalljen fituesve
kanë qenë zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Albana Dhimitri dhe drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike dhe të Zhvillimit i Komunës së Romës, Dr. Luca Lo Bianco, në prani të institucioneve qendrore dhe lokale shqiptare.
Dhënia e kontributeve është pa kthim dhe është në mbështetje të krijimit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve. Zëvendëskryetarja e Bashkisë u shpreh se ndihma e dhënë nuk është e madhe, por që i ndihmon qytetarët për t’u riatdhesuar dhe për të nisur një biznes brenda vendit të tyre. Ndërkohë që Bashkia do të marrë mundohet të krijojë forma të tjera për të ndihmuar, si dhe për të shtrirë edhe më tepër ndihmën në rrethet e tjera. “Ndihma financiare që u jepet atyre në të vërtetë është jo shumë e konsiderueshme, por pa dyshim përbën një fillim të mbarë për emigrantët e kthyer në vend për të iniciuar një biznes të tyre. Kjo do të jetë edhe pjesë e diskutimeve në Bashkinë e Tiranës për të parë se çfarë formash të tjera alternative ndihme mund të ketë, kryesisht për ata emigrantë që janë nga qyteti i Tiranës, ndërkohë që fokusi i këtij projekti është më i madh”, - u shpreh Dhimitri.
1 Mars 2008