E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth buxheteve të fundit të Enver Hoxhës

I nxitur nga një shkrim në gazetën "Shekulli", dhe duke qenë ndër autorët kryesorë të hartimit të "buxheteve të fundit të regjimit të Enver Hoxhës", që ai trajton, dëshiroj që, teknikisht dhe jashtë çdo doze politizimi, (vetë kam qenë jashtë grupimeve politike), të ofroj disa fakte, duke e thelluar materialin e botuar më 31 janar 2009.
Nuk vihet aspak në dyshim se ligji "për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit" të asaj periudhe, ishte në funksion të një politike financiare thellësisht të centralizuar dhe të orientuar, si gjithë ekonomia, në shërbim të objektivave të Partisë së Punës, "për ndërtimin e socializmit, duke u mbështetur plotësisht në forcat e veta, pa asnjë ndihmë e kredi nga jashtë".
Është e njohur tashmë se, zbatimi pa asnjë lëshim i kësaj direktive, në fushën ekonomike e financiare të vendit, u shoqërua me pasoja negative serioze, që çuan në izolimin e plotë të vendit dhe shkëputjen nga bota; me efekte të dukshme në rënien graduale të ritmeve të zhvillimit, në uljen e pandërprerë të burimeve materiale dhe financiare të vendit, veçanërisht gjatë viteve '80 të shekullit të kaluar, që këta faktorë gjetën shprehje të koncentruar në keqësimin e nivelit të jetesës së popullit në qytete, e, akoma më të thellë, në fshatra.
"Analiza" në shkrimin e botuar, natyrisht që, veç të dhënave absolute për të ardhurat dhe shpenzimet që jepen vit pas viti, do të ishte e plotë duke bërë disa zbërthime, përpunime dhe krahasime të grupeve apo elementëve të veçantë të tyre. Dhe, sipas pikëpamjes sime, me aq sa lejojnë këto të dhëna, të mund të dalin në pah tendencat buxhetore, të shoqëruara me efektet negative, por edhe pozitive që ka dhënë zbatimi i tyre në fushën ekonomike, në atë social - kulturore, apo në nivelin e jetesës së popullit, si objektivi final i qeverive. Pikërisht këtu, dëshiroj të hedh sadopak dritë me këtë material.
Problemi i madhesise se "teprices" ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve te buxhetit, nuk ka aftesine e pasqyrimit ose jo te krizes buxhetore, e aq me pak te asaj ekonomike, siç trajtohet ne artikull. Perkundrazi, teprica, sado minimale, mund dhe duhet te merret si tregues pozitiv, sepse, ne fund te fundit, nuk pasqyron deficit buxhetor, gje qe per ate kohe, kur nuk behej fjale per asnje ndihme e kredi, sidomos nga jashte, dhe do te mbetej i pa mbuluar.
Prandaj, per te hedhur sado pak drite mbi krizen ekonomike te atyre viteve, para se gjithash, mendoj se i duhet referuar dinamikes dhe ritmeve te buxhetit te shtetit, per te ardhurat dhe shpenzimet, fushave ku janë drejtuar shpenzimet dhe si e sa kanë ndikuar keto ne "frymemarrjen" apo "ngerçin" e jetes ekonomike apo shoqerore e kulturore te vendit.
Edhe nepermjet shifrave te pasqyruara ne gazete, thellimin e krizes gjate dhjetevjecarit te fundit, e gjejme ne radhe te pare ne sforcon e qeverise, per t'u paraqitur ne Kuvend me buxhete ne rritje, ndonese ne shifra te paperfillshme prej 50-100 milione leke, dhe kjo, duke perdorur mekanizma fiktive.
Nga nevoja per te ruajtur si fasade nje buxhet ne rritje, sado te vogel, kryesisht per te demostruar "rritje ekonomike" ne kushtet e "mbështetjes ne forcat e veta", ndermarrjeve ekonomike u terhiqej ne buxhet deri 90 per qind e fitimit dhe fondit te amortizimit, ne mjaft raste edhe nga ajo pjese qe destinohej per riparimin dhe mirembajtjen e fondeve themelore. Nderkohe, buxheti ua kthente keto shuma ne formen e financimit te investimeve, te shteses se kapitalit qarkullues, etj. Pra, nepermjet nje xhiroje fiktive, sigurohej rritja artificiale e vellimit te buxhetit te shtetit, ne shifra te njëjta, si per te ardhurat dhe shpenzimet, duke rritur keshtu vellimin e buxhetit te shtetit. Kjo praktike nuk mund te mos shoqerohej me efekte negative ne pavaresine dhe veteveprimin e ndermarrjeve ekonomike, duke i kthyer ato ne shtojca te buxhetit te centralizuar.
Por, edhe kjo fasade rrezohet, po t'i referohemi faktit qe buxhetet faktike te realizuara ne ato vite, kishin tendence uljeje, si pasoje e mos realizimeve dhe renieve ne ekonomi. Keshtu, ndersa ne vitin 1984 , si efekt i krizes, te ardhurat nuk u realizuan per rreth 446 milione leke ose 5%, per vitin 1988 mosrealizimi arriti ne 942 milione leke ose 10% te buxhetit.
Lidhur me kete, me jepet rasti te bej nje paralelizem me qeverisjen e sotme, kur organet fiskale, per te realizuar te ardhurat e buxhetit, nuk u kthejne shoqerive private per vite me radhe tatim fitimin e terhequr teper me detyrim, ose nuk bejne rimbursimin e TVSH-se, sidomos per sipermarrjet private eksportuese, per shuma marramendese prej miliarda lekesh.
Pra, po veprohet me te njejtat metoda, por me ndryshime dhe efekte thelbesore. Ne ate kohe, manovrimi ne buxhet i sherbente qeverise vetem si nje mekanizem propagandistik, pa efekte financiare per ndermarrjet, sepse buxheti ua kthente shumat e marra, deri ne nje lek ne formen e financimeve. Ndersa sot kemi te bejme me ekonomi private, te cilat po paralizohen dhe po shkojne drejt falimentimit nga mungesa e likujditeteve qe shteti ua ka terhequr me dhune dhe ua mban ne menyre te jashteligjeshme dhe antikushtetuese per te mos zhballancuar buxhetin e shtetit.
Menyra e perdorimit te shpenzimeve është percaktuese per karakterin e buxhetit te shtetit. Ne kete veshtrim, vrehet se ne gjithe buxhetet vjetore te asaj periudhe, është tentuar qe pesha specifike dermuese e shpenzimeve buxhetore, te shkonte per financimin e zhvillimit te ekonomise ne deget e ndryshme te saj, ne formen e investimeve apo te shteses se kapitalit qarkullues te ndermarrjeve shteterore, per mbulimin e rezervave materiale, etj. Dhe, kjo është e justifikueshme, kur gjithe ekonomia ishte shteterore. Per kete qellim, ne vitin 1983, p.sh., u destinuan 5 miliarde e 310 milione leke, qe perfaqesonin 66 per qind te shpenzimeve te buxhetit te shtetit.
Dhe e verteta është se, fale nje politike te tille te vazhdueshme, veçanerisht gjate periudhes deri ne vitin 1978, qe u perdoren edhe kredite e jashtme, ekonomia mori nje impuls te dukshem, nepermjet investimeve ne industrine e rende, ne industrine e lehte dhe ushqimore, ne bujqesi e blegtori, ku moren nje zhvillim te dukshem ndermarrjet bujqesore e blegtorale per bonifikimet dhe mekanizimin e bujqesise, per te ndihmuar sektorin kooperativist te bujqesise, u investua ne transport, tregti dhe deget e tjera te ekonomise.
Por, sidomos mbas vitit 1980, per shkak te uljes se te ardhurave nga renia ekonomike, i mungeses se lendeve te para, i fondeve valutore per importimin e tyre, etj., ne ritmet e financimit te ekonomise, verehet tendenca e uljes se vazhdueshme, aq sa ne buxhetin e vitit 1990, ato perfaqesonin vetem 51 per qind te totalit te shpenzimeve, ose 15 per qind, me pak se ne vitin 1983.
Nderkohe, kriza ekonomike dhe financiare, stimulohej nga nje fenomen subjektiv teper negativ, qe shkaktonte deme serioze, nga njera ane ne uljen drastike te efektivitetit e shpenzimeve buxhetore te akorduara dhe, ne anen tjeter, ne prishjen e perpjesetimeve te zhvillimit harmonik ndermjet degeve te ekonomise. Kjo per shkak te direktives se gabuar te Partise qe orientonte zbatimin shabllon te skemes marksiste, qe i jepte prioritet absolut zhvillimit te industrise se rende, si dega e prodhimit te mjeteve te prodhimit, kundrejt industrise se lehte dhe degeve te tjera te ekonomise, qe prodhonin mallra konsumi.
Zbatimi i ketij kriteri ekonomik mund te ishte i nevojshem ne dhjetevjeçaret e pare pas çlirimit te vendit, kur gjithçka u nis nga zero, deri nga fundi i viteve '70. Dhe, e verteta është se, duke shfrytezuar perparesine qe jepte sistemi ekonomik per koncentrimin ne duar te shtetit te burimeve financiare, valutore dhe te rezervave materiale, dhe duke u mbështetur fuqimisht ne kredite e ish-vendeve socialiste, u hodhen baza te rendesishme per krijimin e industrise se rende ne deget vitale te saj: energjetike, miniera, industrine mekanike, etj., e cila po jepte edhe frytet e saj. Por, ne vitet qe pasuan, veçanerisht ne dy pesevjeçaret e fundit, kur kriza ekonomike ishte evidente, zbatimi shabllon i kesaj skeme, ishte fatale si per efektivitetin e shpenzimeve, ashtu dhe ne thellimin e shperpjesetimeve ndermjet degeve te ekonomise dhe plotesimin e nevojave te popullit me mallra konsumi.
Po te marrim si shembull investimet shteterore per vitin 1983, sipas degeve kryesore te ekonomise, rezulton se, per industrine minerare destinoheshin 18 per qind e investimeve, per enegjetiken, rreth 25 per qind, per bujqesine rreth 23 per qind, kurse investimet per industrine e lehte dhe ate ushqimore perbenin vetem 5 perqind.
Ç'është me keq se, edhe ne industri-miniera, pesha kryesore e investimeve drejtohej ne disa fusha qe, ose nuk ishin te nevojshme, ose ishin pa efektivitet, si kerkimet gjeologjike per lloje mineralesh qe disponoheshin rezerva shumevjeçare, ose ne kerkimet per nafte, ne zona pa rezultate, etj. Dhe te gjitha keto ne dem te industrise se lehte, ku kerkoheshin kapacitete perpunuese per prodhimet bujqesore, te cilat, ne shume raste, nuk arrihej te grumbulloheshin e perpunoheshin, ose per mosmbështetje me fonde financiare e valutore, nga njeri vit ne tjetrin, ulej prodhimi i mallrave te konsumit per popull, dhe mungesat ne treg rriteshin.
Per financimin e sferes joprodhuese - arsimin e gjithe niveleve, kulturen, shkencen, radiotelevizionin, shendetesine, kopshtet e çerdhet, pensionet, etj. - destinoheshin 28-36 per qind e shpenzimeve te buxhetit te shtetit. Dhe, karakteristike është se, pavaresisht nga kriza ekonomike dhe buxhetore, shumat absolute per keto sektore, nga njeri vit ne tjetrin, kanë ardhur ne rritje: Nga 2,290 miliarde leke ne vitin 1983, arriten ne 3,420 miliarde leke ne vitin 1990. Pra, edhe ne kushtet e krizes, financimi ketyre sektoreve ka qene normal per vazhdimin e veprimtarise se tyre. Prandaj, me arsimin e perhapur deri ne zonat me te thella, nuk behej fjale per femije analfabete, perkundrazi po shkohej drejt detyrimit edhe te arsimit te mesem. Ndihma mjekesore me ambulancat, funksiononte kudo, ne çdo fshat, kurse spitaleve nuk u mungonin as çarçafet dhe as medikamentet, qe sot i sigurojne vete pacientet. Niveli i pensioneve, ishte baras me 70 per qind te rrogave dhe, per nivelin ekzistues te jeteses, pensionistet nuk ndiheshin te denigruar, sepse pensioni maksimal tejkalonte pagen mesatare, kurse kufiri minimal i afrohej rroges se ulet. Dhe, natyrisht ne spitale apo institucione arsimore e kulturore e kudo qe sherbehej, nuk kishte as ryshfete dhe as tenderë, qe te pasuronin drejtuesit e tyre !
Nje barre te rende, me efekte ne uljen e nivelit te jeteses se popullit, perbente financimi buxhetor per mbrojtjen. Per kete qellim destinoheshin deri 18 per qind e shpenzimeve te buxhetit te shtetit, perfshire dhe nje pjese te rendesishme te burimeve te kufizuara valutore, aq te domosdoshme per te blere lende te para per te prodhuar mallra konsumi. Per vitin 1989, per shembull, ne nje kohe qe financimi buxhetor i ekonomise, kundrejt vitit 1983 pesoi nje ulje prej 320 milione leke, shpenzimet per mbrojtjen u rriten mbi 192 per qind. Ose, ne nje kohe qe punonjesit vuanin per banesa, i gjithe vendi, ne fusha e kodra, u bunkerizua, duke harxhuar miliarda per t'u mbrojtur nga sulmet imagjinare. Ushtria efektive qe mbahej ne kembe, shtuar edhe rezervistet, sipas teorise "gjithe populli ushtar", ishte tej mundesive reale te burimeve materiale dhe financiare qe ofronte ekonomia e vendit.
Per sa u perket shpenzimeve per mbajtjen e administrates shteterore, gjate gjithe dhjetevjeçarit te fundit, ato asnjehere nuk e kalonin nivelin prej 2 per qind te shpenzimeve te buxhetit te shtetit, duke perdorur maksimalisht 146 deri 175 milione leke ne vit.
E verteta është se kur diskutohej per shpenzimet administrative, synohej ne mundesite e uljes se tyre ne minimumin e domosdoshem, si nepermjet mbajtjes ne kontroll te rrepte te numrit te punonjesve ne organikat e institucioneve shteterore, ashtu dhe nepermjet shterngimeve ne shpenzimet e tjera administrative. Per te shtuar nje autoveture te thjeshtë per ministrite, duhej te vendoste qeveria. Per ngrohjen e zyrave funksiononin impiantet qendrore me qymyr e solar dhe, natyrisht, per kondicioneret qe sot shihen ne çdo dritare, sa qe kanë shemtuar fasadat, as qe behej fjale, qofte edhe per postet me te larta; kurse investimet per zyra luksoze nuk ishin as enderr.
Lidhur me shpenzimet administrative, deshiroj te permend nje ndodhi kuptimplote: Gjate nje vizite, vite me pare, ne Ministrine e Financave te Zvicres, lidhur me perdorimin e autoveturave, mbetem te habitur nga dy aspekte kuptimplota ne perdorimin e fondeve buxhetore: Se pari, na informuan se, ministrat perdornin kryesisht veturat e tyre personale dhe merrnin shofer vetem kur dilnin ne qytete te tjera; kurse aparatet e ministrive nuk kishin asnje veture shteterore ne dispozicion, sepse siç u shpreh seriozisht nje funksionar i larte i ministrise, "jemi vend i varfer !" Diametralisht e kunderta me ne, si vend i "pasur" !
Duke shfletuar buxhetin e shtetit te vitit 2009, terheq vemendjen fakti qe vetem per pagat e personelit administrativ, destinohen 59,651 miliarde leke, qe janë baras me 5,1 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto ose 15,5 per qind te totalit te shpenzimeve te buxhetit. Por, kur është fjala per administraten, kjo shume shumefishohet me shpenzimet per veturat e shumta luksoze, deri 100 mije euro copa, me dietat per te shetitur boten, dhe me shpenzime nga me te çuditshmet, per nje vend te varfer si Shqiperia.
Nepermjet ketij shkrimi e ndjeja per detyre te hidhja me shume drite rreth te vertetave te buxheteve te dhjetevjeçarit 1980-1990. Ne kete kuader, duke bere disa ballafaqime per buxhetet e shtetit qe u perkasin dy epokave, dhe duke nxjerre ne dukje realitetin, me te mirat dhe te keqijat e veta, deshiroja te evidentoja se, ne çdo kohe ka vend per te menjanuar teprimet dhe per t'i perdorur mundesite buxhetore, me efektivitet sa me te larte, per te miren e vendit.

{*) Autori i shkrimit ishte Drejtor i Buxhetit të Shtetit për periudhën 1981-1992)

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›