Rrezik për përhapjen e tymit toksik e materialeve radioaktive në ajrin e Rusisë Zjarret, ambasadat “braktisin” Moskën, NASA rrit alarmin
Ambasadat në Moskë kanë nisur evakuimin e stafit të tyre, ndërsa diplomatët e pothuajse të gjitha vendeve bëjnë thirrje që shtetasit e tyre të qëndrojnë larg Rusisë dhe zonave të saj të rrezikut, për këto ditë.
Tymi ka arritur në lartësinë stratosferike 12 km, sipas të dhënave nga satelitët e NASA-s, një fenomen që ndodh vetëm në raste kur ka shpërthime vullkanike. Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë të mos udhëtojnë në Rusi, për shkak të ndotjes atmosferike në Moskë dhe në rajone të tjera të Rusisë, të shkaktuara nga zjarret dhe nxehtësia anormale. Tymi i zjarreve ka detyruar kompanitë ajrore të anulojnë fluturimet e tyre. Paralajmërimi do të vlejë deri më 5 shtator. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Gjermani ka lëshuar një paralajmërim të ngjashëm. Ambasada gjermane në Moskë e pezulloi punën e saj. Vetëm anëtarët e stafit emergjent do të punojnë gjatë këtyre ditëve. Shefi i inspektoratit sanitar në Moskë, Gennady Onishenko, u ka rekomanduar banorëve të Moskës të largohen nga qyteti për disa ditë, për shkak të tymit toksik dhe nxehtësisë. Edhe ambasadat kanadeze e polake kanë nisur evakuimin e personelit jo të domosdoshëm dhe kanë larguar anëtarët e familjeve nga Moska, ndërsa tymi i dendur vazhdon të mbulojë qytetin. Ambasadat kanë pezulluar pjesërisht punën, pasi zjarret tani po afrohen në rajonin Bryansk, 350 km larg Moskës, në kufi me Ukrainën, e cila është prekur nga katastrofa nukleare e çernobilit, që kërcënon të ngrejë në ajër material radioaktiv, sipas Sergei Shoigu, kreut të Ministrisë së Emergjencave. Shërbimi atmosferik i motit ka treguar se temperaturat në Moskë kanë arritur nga 37-39 gradë. Rusët po luten të bjerë shi, por parashikimet e motit nuk japin shumë shpresa për këtë.