Rrëzimi i gjyqtarëve dhe Parlamenti
Sybi Hida *
Parlamenti shqiptar, pak ditë më parë miratoi dy kandidatë të emëruar nga Presidenti i Republikës, për në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk dha pëlqimin për një tjetër. Që në krye duhet thënë se Shqipëria ka sot një President që i ka dhënë një përmasë shumë të rëndësishme institucionit që përfaqëson, duke e shndërruar procedurën e emërimit të gjyqtarëve të niveleve të tillë, në një simbol të vendimmarrjes së kujdesshme dhe kthjellësisht të hapur. është kryetari i parë i shtetit që e çon Presidencën në një pikë të tillë, që kur vendi ka një Kushtetutë. Nga ana tjetër, Parlamenti shqiptar, organi i përfaqësuesve të popullit, pas një shqyrtimi të imët të kandidatëve të Presidentit, me gjithë vetëdijen e tij dhe krejt demokratikisht votoi kandidatët ku njeri, siç u tha, ra.
Personalisht e quaj një prej detyrimeve më të rëndësishme të Parlamentit emërimin e gjyqtarëve që janë streha e fundit e të gjithëve në këtë vend dhe kudo në vendet demokratike. Siç jemi njohur të gjithë, nga disa ekrane dhe zëra, u vu në dukje fakti që Parlamenti rrëzoi një kandidat dhe kjo nisi të cilësohet, nga ta, si një vendim i padrejtë, i menduar keq apo i shtyrë nga pikëpamje pa bazë, u tha, jo ligjore, u tha, etj që as tani nuk arrij t’i kuptoj.
Emërimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë është gjithnjë një çështje ku ngërthehet pikëpamja që ka institucioni mbi filozofinë e të drejtës, mënyrën se si ndikon përvoja dhe sjellja e një gjyqtari në dhënien e vendimit me, sigurisht, personalitetin dhe zotësinë, intuitën dhe dijet e mëtuesit për gjyqtar. Parlamenti ka të drejtën absolute të shqyrtojë, miratojë dhe rrëzojë kandidatët dhe kjo është e njohur botërisht, jo thjesht për një vend parlamentar si Shqipëria, por edhe për Republika presidenciale. Në ShBA (model tipik presidencial) për shembull, rrëzimi i emërimeve të presidentëve për në gjykatën supreme nga senati është një histori e gjatë, që nis dy shekuj më parë dhe vazhdon edhe sot. Megjithëse një Republikë presidenciale në SHBA, senati madje ka rrëzuar edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, të emëruar nga Presidenti (rasti fundit ka qenë me Presidentin Bush). Unë besoj, por edhe deputetët e Partisë Demokratike, jam i bindur po ashtu, se mënyra se si një gjyqtar i merr vendimet, mënyra se si ai i trajton faktet, mënyra se si ruan paanësinë e tij është krejtësisht e lidhur me ndjesitë, botëkuptimin e tij dhe me përvojën e tij personale.
Duke qenë se ne besojmë se, pavarësisht forcës apo dëshirës që mund të ketë një gjyqtar i kohës së diktaturës, që për më tepër ka mbrojtur për vite me radhë të drejtën e skëterrshme sovjetike, të bazuar mbi luftën e klasave, ai nuk ka mundësi të ruajë paanësinë, t’i shohë faktet pa ndjesi personale dhe të mbajë veten larg ndjesive që i vijnë nga përvoja e tij e dikurshme. Eshtë kjo arsyeja, pse unë nuk e votova kandidatin që ra në Parlament. Pa dyshim që kjo është arsyeja pse Partia Demokratike besoj unë votoi po në këtë mënyrë. Ai vjen nga një përvojë si gjyqtar në regjimin komunist. Në senatin e SHBA-së, kur ishte në seancë dëgjimore i emëruari në gjykatën supreme, Samuel Alito, pyetjes se ç’lloj gjyqtari do të ishte në gjykatën më të lartë të vendit, iu përgjigj: unë jam lloji i gjyqtarit që kam qenë gjatë karrierës sime dhe padyshim që kështu do jem edhe në gjykatën supreme, kështu janë të gjithë, tha ai. Muaj më parë, gjyqtarja Sonia Sotomayor e emëruara e Presidentit Obama për në gjykatën supreme, iu përgjigj për dy ditë me radhë pyetjeve të senatorëve për mënyrën se si ajo do të merrte vendimet, kur të ishte në majën e sistemit gjyqësor. Gjyqtarja Sotomayor kishte thënë në një leksion se ndjesitë, përvoja dhe botëkuptimi personal kanë ndikim dhe në vendimmarrje një gjyqtar duhet t’i njohë ato, t’i luftojë ato dhe t’iu thotë këshilltarëve: zhvisheni gjithçka nga kjo, ajo dhe kjo ndjesi e imja ndikojnë vendimin që po marrim. Debatet qenë të mëdha dhe vetëm vota e madhe e demokratëve në senat, që kanë 60%, e emëroi këtë kandidate ndonëse ajo ka një karrierë të shkëlqyer 17-vjeçare dhe është një prej juristeve të rralla në SHBA.
Nuk mund të ketë më Shqipëria gjyqtarë që vijnë nga koha e komunizmit, edhe kur ata nuk kanë qenë të përzier në vendime që e rëndojnë pozitën e tyre. Kjo është parimore dhe për këtë unë e gjykoj me shumë fat qenien time pjesë e Parlamentit. Mendoj se sulmet ndaj vendimit të Parlamentit janë skandaloze dhe nuk kanë asnjë justifikim. Nuk mund të ketë sulme ndaj vendimit të deputetëve, përfaqësuesve të popullit për mënyrën se si ata votojnë. Mund të ketë kritika dhe kjo do të ishte padyshim e vlefshme, ndonëse në këtë rast nuk ka asnjë kuptim, pasi bëhet fjalë për një ndarje krejtësisht parimore. Nuk mund të kërkohet margjinalizmi i Parlamentit dhe zbehja e vetëdijes së tij. Të marrësh shembuj nga mënyra se si rrëzohen kandidatët për gjyqtarë në perëndim, në Republika parlamentare do të ishte shumë e tepërt, pasi radhët do të ishin shumë të gjata dhe nuk do t’i shtonin asgjë argumentit.