E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre dyshimet për investitorët e huaj



nertila maho

Përmirësimi i klimës së biznesit vlerësohet si një nga pikat kyçe të vendeve që duan të bëhen pjesë e BE-së, kategori ku renditet edhe Shqipëria. Krijimi i një klime të favorshme është thelbësore për tërheqjen e investitorëve të huaj. Agjencia e lajmeve "Reuters" bën një renditje të pikave kyçe që vështirësojnë qëllimin kryesor për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
"Reuters"
Shqipëria, një nga vendet më të izoluara të Europës, iu bashkua NATO-s në vitin 2008 dhe aplikoi për anëtarësimin në BE vitin e kaluar, por ndërkohë ende nuk i është dhënë statusi i kandidatit.
"Stabiliteti politik"
Përplasja për zgjedhjet e kaluara ende vazhdon duke penguar reformat. Opozita kërkon investigim të plotë të zgjedhjeve dhe nuk ka gjetur mbështetjen e Kryeministrit, Sali Berisha i Partisë Demokratike, i cili ka 75 vende në Parlament me 140 vende. çfarë vihet re: Pas përfundimit të grevës së madhe, opozita vazhdon me presionin, duke kërkuar hapjen e kutive të votimit. Zgjedhjet lokale po afrojnë në 2011-ën, ndërsa të tjerat do të zhvillohen në 2013-ën.
"GDP dhe buxheti"
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi rritjen e GDP-së si 3 për qind gjatë vitit të kaluar dhe ka parashikuar për 2010-ën një rritje 2-2.5 për qind. Shqipëria është një nga vendet e pakta në Europë, e cila nuk shkoi në recension, edhe pse ekonomia gjatë 2009-ës pësoi një rënie të shitjes me pakicë, të ardhurave fiskale dhe remitancave. FMN-ja ka këshilluar Shqipërinë që në mënyrë urgjente të ulë deficitin në nivelin 3 për qind nga rreth 7 për qind dhe të ulë borxhin publik, i cili është në nivelin 60 për qind të GDP-së. Por nga ana tjetër, Kryeministri Sali Berisha ka premtuar rritje 10 për qind të pagës dhe pensionit.
Arka e shtetit
Shqipëria aktualisht ka anuluar procesin për emetimin e eurbondit 400 milionë euro në kohën kur i duhet të paguajë interesin e një borxhi të shtrenjtë, të marrë vitin e kaluar, dhe në kohën kur i duhet të plotësojnë boshllëqet në buxhet.
çfarë duhet të vihet re: Cili do të jetë impakti i krizës greke mbi kohëzgjatjen e emetimit të eurobondit dhe interesi i tij.
Raporti për standardet
Agjencia Europiane për Ambientin në një raport të muajit maj thekson se direktivat e BE-së janë të qarta dhe vendet duhet të arrijnë standardet në disa fusha. Kështu, një prej tyre cilësohet përputhja e legjislacionit për mbrojtjen e ambientit, biodiversitetit, ajrit, ujit. Në studimet e kësaj agjencie rezulton se vendet që pretendojnë BE-në, ku bën pjesë Shqipëria dhe Bosnja, duhet të përqendrohen në përmirësimin e cilësisë së transportit në vend, cilësinë në furnizimin me ujë sipas standardeve të Bashkimit Europian si dhe shfrytëzimi maksimal i burimeve hidrike për prodhimin e energjisë.

METE e USAID program për rritjen e konkurrencës së SME

Rritja e konkurrencës së SME-ve si një nga objektivat kryesorë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës këtë herë do të mbështetet përmes një aktiviteti mbareuropian. Shqipëria i është bashkuar për këtë vit nismës së "Javës Europiane të SME-ve", e cila pritet të nxjerrë në pah aktivitetin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme bashkë me problematikat e tyre. Kjo në fakt pritet që të kristalizojë fushat se ku është e nevojshme ndërhyrja e shtetit. Aktualisht në përmirësimin e aktivitetit të SME-ve nga ana e ministrisë bëhet e ditur se për 2010-ën ekzistojnë një seri projektesh në zhvillim, të cilat synojnë rritjen e konkurrencës, duke mbështetur me kredi apo duke bashkëpunuar me programet e USAID. Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribuojnë në mbi 80% te GDP. SME-të përfaqësojnë 99.9% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82% të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›