Rriten çmimet e karburanteve
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Në pikat e tregtimit të karburanteve në vend, një litër naftë shitet me një litër benzinë me 119 lekë dhe 1 litër Euro Diezel me 120 lekë, ndërkohë që pak kohë më parë ishin, 1 litër naftë me 110 lekë, 1 litër benzinë me 108 lekë dhe 1 litër Euro Diezel me 115 lekë. Sipas tregtarëve në pika të ndryshme të shitjes së karburanteve në kryeqytet, çmimet e karburanteve në tregun vendas janë të lidhura me konjukturat në tregun ndërkombëtar të karburanteve, që vazhdojnë të ndikojnë në çdo lëvizje të tregut shqiptar të karburanteve. Kjo, pasi çmimi i një fuçie nafte në tregun ndërkombëtar vazhdon të ketë rritje gjatë këtij viti. Ndërkohë që në fillim të vitit një fuçi nafte shitej me 46 dollarë, aktualisht çmimi është rreth 60 dollarë për fuçi.