E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvlerësohet monedha vendase

 

Monedha vendase vazhdon të humbasë terren ndaj valutave. Në agjencitë e këmbimit monedha e përbashkët evropiane ka fituar rreth 2 pikë, ajo blihet me 131.8 lekë dhe shitet me 132.3 lekë. Ndërsa dollari shkëmbehet me 97.8 lekë në blerje dhe me 98.4 lekë në shitje. Sipas ekspertëve, tendenca e zhvlerësimit te lekut ndaj euros mund të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë, derisa në tregun e brendshëm të rritet sërish oferta e monedhës evropiane. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, leku është zhvlerësuar në mënyrë konstante ndaj Euros. Tashmë një euro kushton në treg 8 për qind më shumë se sa blihej në fund të vitit të kaluar. Por forcimi i euros ka efektet e saj për konsumatorët. Të gjithë ata individë që kanë marrë kredi në euro, tashmë me forcimin e monedhës evropiane iu duhet të paguajnë më shumë për këstin mujor të kredisë. Sipas ekspertëve, një ndër shkaqet e forcimit të euros është mungesa e kësaj monedhe në treg, pasi tashmë emigrantët sjellin më pak para në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›