E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten investimet e huaja direkte

 

Rriten investimet e huaja direkte. Në një deklaratë për media zëvendës/ministri i Ekonomisë Eno Bozdo është shprehur se “Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Shqipëri, në 6 mujorin e parë të vitit 2009 arrijnë shifrën prej 436 milionë euro, me një rritje prej 59% kundrejt të njëjtës periudhe të vitit të kaluar (në 6 mujorin e parë të vitit 2008 kjo shifër ishte 256 milionë euro)”. Kjo rritje e ndjeshme ka ndodhur në një hark kohor ku ekonomia botërore shënoi një tkurrje prej -1% të PBB (GDP), ku tregtia botërore shënoi një tkurrje prej 9% dhe ku thuajse në të gjitha vendet e BE ekonomia u tkurr në shifra që variojnë nga -2% në -20% të PBB. “Ky fakt vërteton edhe një herë besimin e investitorëve të huaj në politikat e qeverisë për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte, për të krijuar një mjedis sa më miqësor për biznesin. Fakti që në kohën e krizës më të madhe financiare ekonomike, ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk tkurret por ka potencial të tërheqë gjithnjë e më tepër investime direkte, tregon se jemi në rrugë të mbarë dhe se duhet të këmbëngulim në reformat e mëtejshme në këtë drejtim”, është shprehur ai. Sipas tij, një tjetër tregues pozitiv është edhe indeksi i konkurrueshmërisë i publikuar dy ditë më parë nga raporti i Forumit Ekonomik Botëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›