E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten masat e sigurisë në aksin Shkodër- Velipojë

Njësia Rajonale e Policisë Rrugore të Shkodrës ka marrë të gjitha masat për garantimin e sigurisë rrugore, sidomos gjatë sezonit turistik. Në këtë kuadër rrugorët e Shkodrës kanë nisur operacione për penalizimin e kundërvajtjes jo vetëm në akset nacionale, por edhe brenda metropolit verior.

Sezoni turistik dhe fluksi i automjeteve në rrugët e qytetit të Shkodres shkaktojnë mjaft probleme sidomos në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Rritja e sigurisë në rrugë dhe parandalimi i aksidenteve, përballimi i madh i fluksit të lëvizjes së pushuesve në vend, sigurimi i rendit janë disa nga elementet e masave që Policia e Shtetit ka hartuar në kuadër të këtij sezoni turistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›