Rriten prurjet në Hidrocentralin e Fierzës
KUKËS - Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që prurjet e ujit në Liqenin e Fierzës të rriten me një ritëm që rrallë është parë prej vitesh. Burime nga salla e komandës së Hidrocentralit të Fierzës thanë dje se në orët e mëngjesit të së hënës prurjet e ujit në liqenin e këtij hidrocentrali kanë arritur në rreth 1100 metër kub në sekondë dhe kanë tendencë të rriten për shkak të reshjeve të rrëmbyera të shiut që po vazhdojnë prej orësh pa ndërprerje". Ekspertët pohojnë se dje niveli i Fierzës ka arritur në 283,90 metra mbi nivelin e detit, ose rreth një metër e gjysmë më shumë se tri ditë më parë". Ndërkohë që specialistët e hidrocentralit parashikojnë një shtim edhe më të madh të prurjeve të ujit si rrjedhojë e shkrirjes së dëborës në zonat malore.
25 Mars 2008