E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rriten vitet e arsimimit për mësuesit

Masteri njëvjçar në mësuesi cilësohet si kualifikim i pamjaftueshëm për të dhënë mësim në shkollë të mesme


Tafaj: Hapet "Master në shkencat e edukimit" dy vjet për mësues të shkollës së mesme dhe 1.5 vjet për mësues të shkollës 9-vjçare


Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka organizuar dje konferencën, "Reforma në mësuesi", ku është diskutuar mbi gjendjen e sistemit arsimor në vend dhe atë që pritet të ndodhë në kuadër të kësaj reforme. Ashtu si ka theksuar edhe shumë herë të tjera, Ministri i Arsimit ritheksoi se në qendër të reformave në arsim do të jetë mësuesi.


Gjatë fjalë së tij, Tafaj bëri një analizë të gjendjes aktuale, ku bëri të ditur edhe ndryshimet konkrete që pritet të ndodhin. Kështu ministri e ka cilësuar diplomën "Bachelor si jo fleksibël dhe masterin njëvjçar të pamjaftueshëm për shkollën e mesme". Këto u argumentuan me faktin se përmbajtja e këtyre programeve të studimeve është pak e reformuar në raport me kërkesat e studimeve në mësuesi.


Po kështu aftësitë pedagogjike dhe didaktike janë konsideruar të pakënaqshme, kjo për shkak të kohës shumë të shkurtër të praktikës mësimore që kryhet gjatë studimeve.


Në këtë listë argumentimesh është përfshirë edhe fakti se për një kohë të gjatë shumica e studentëve të regjistruar në mësuesi kanë qenë nën nivelin mesatar, si dhe aftësitë e pamjaftueshme në PC dhe komunikim.


Sipas fjalës së ministrit, reforma e mësuesisë përfshin riorganizimin e studimeve universitare, kualifikimin e vazhduar të mësuesve si dhe hallkat e tjera të rekrutimit dhe karrierës. Kjo do të bëhet e mundur në sajë të një formule tjetër kualifikimi.


Masteri


Struktura e re e studimit do t'i përmbahet strukturës me tre cikle të Bolonjës. Në të gjitha universitetet do të përshtaten studimet e "Masterit në shkencat e edukimit". Kohëzgjatja e këtij programi është në varësi të vendit të punës që synon kandidati.


Për të siguruar postin e mësuesit në një shkollë të mesme të përgjithshme apo profesionale, kandidati duhet të ndjekë programin dyvjçar të "Masterit në shkencat e edukimit", ndërsa për ata që synojnë të punojnë si mësues në shkollën e mesme të ulët (klasa e 6-9) ky program studimi do të zgjasë një vit e gjysmë. Modeli në fjalë është huazuar nga Finlanda, një formulë kjo që nga specialistët e MASH është cilësuar si më efikasja.


Reforma parashikon edhe ngritjen pranë universiteteve të Qendrave të Ekselencës Didaktike, të cilat do të shërbejnë për kërkime shkencore në fushën e edukimit, formimin didaktik të mësuesve dhe asistentëve të universiteteve.


Vç kësaj do të bëhet edhe atashimi i 1 ose 2 shkollave 9-vjçare dhe të mesme pranë universiteteve që përgatisin mësues për të realizuar praktikën e plotë të studentëve, si dhe kërkimet shkencore në fushën e edukimit. Ky projekt do të nisë me Elbasanin, ku shkolla Normale do të bëhet pjesë e Universitetit "Aleksandër Xhuvani".


Një nga pikat që ka vënë në dukje ministri ishte edhe fakti se sistemi arsimor ka një numër shumë më të madh studentësh se sa nevojat e vendit. Reforma pritet që të prekë edhe këtë pikë, duke përshtatur numrin e studentëve në fushën e mësuesisë, vçanërisht në nivelin Master, në përputhje me nevojat e sistemit arsimor. "Kjo reformë është në kohën e duhur. Efektet e saj janë afatgjata. Si e tillë, ajo duhet projektuar dhe zbatuar me shumë kujdes.


Finlandës iu deshën 22 vjet që të vjelë frytet e reformës në mësuesi. PISA 2000 e renditi Finlandën në vendin e parë dhe faktori kyç u konsiderua reforma e mësuesisë e filluar që në vitin 1997", përfundoi fjalën e tij ministri i arsimit.

Universitetet, këtë vit më shumë kuota


Një ditë pas provimit të parë të maturës, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, deklaroi se këtë vit do të rritet numri i pranimeve në disa programe studimi. Më shumë kuota ka premtuar MASH në degët e Ekonomisë, Shkencave Teknike Inxhinierike, Matematikës, Shkencave Natyrore dhe ICT.


Por, jo të gjitha këto fakultete kanë mundësi të rrisin numrin e pranimeve në katedrat e tyre. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë Fakulteti i Ekonomisë dhe ai i Drejtësisë i kanë kërkuar MASH reduktimin e numrit të pranimeve.


Vç kësaj, MASH pak muaj më parë ka marrë edhe një porosi nga kryeministri Sali Bershia, i cili i ka kërkuar Ministrit Tafaj të rrisë numrin e pranimeve në universitete për degët e IT, me rreth gjashtë mijë pranime në të gjithë universitetet e vendit, duke i vënë si afat kohor vitin akademik 2010-2011.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›