E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat personale MASH promovon tekstin shkollor

Nëse nxënësit e shkollave të mesme duan të dinë më shumë për tregun financiar në vend, të kenë më shumë njohuri në fushën e ekonomisë,ata mund ta gjejnë atë tashmë në librin më të ri që do të shpërndahet në shkollat e tyre, “Financat personale në duart tuaja”. Ky tekst është botim i Bankës së Shqipërisë. Guvernatori i kësaj banke, Ardian Fullani tha se profesionalizmi  në këto intitucione vjen vetëm nëpërmjet edukimit.

“Në Bankën e Shqipërisë ka një shenjë të madhe barazimi, pavarësia është e barabartë me profesionalizmin. Të rrisim profesionalizmin për të rritur pavarësinë për të qenë efektivë në treg, për të mbrojtur dhe mbajtur në nivelet e duhura stabilitetin makrofinanciar”-tha Fullani.
 
Ndërkaq, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e ka vlerësuar këtë tekst si një nismë mjaft të vlefshme për të rinjtë që duan të ndjekin më tej arsimin e lartë në degët e ekonomike.

“Kurrikula e re krijon hapësira për grupe të tjera lëndësh që u japin mundësi të rinjve t’i zgjedhin sipas dëshirës. Moduli që ne sot promovojmë do të ndikojë në mënyrë të ndjeshme në rritjen, në zgjerimin e kulturës financiare të të rinjve që mësojnë në shkollat e mesme”-tha Tafaj.

Në këtë lëndë është përdorur një gjuhë e thjeshtë, e pasur me shembuj praktikë e lexime.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›