“Vetëvendosje” mbështet protestat
Lëvizja “Vetëvendosje” mbështet protestat e paralajmëruara të shërbimeve civile dhe publike, të cilat kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, me theks të veçantë rritjen e pagave, ndërsa ka hedhur poshtë pohimet e Qeverisë së Kosovës se rritja e tyre është e pamundshme.
Në një komunikatë për media të shtunën, “Vetëvendosje” thekson se kërkesat për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve të punës nga ana e policëve dhe punonjësve shëndetësorë janë kërkesa minimaliste, krahasuar me atë që i nevojitet Kosovës.
Sipas “Vetëvendosje”, këto protesta dhe ato që janë paralajmëruar për javën e ardhshme paraqesin një zgjim të shërbyesve civilë dhe punëtorëve të Kosovës, ndërsa përkujton se Ligji i Punës, njëra prej kërkesave kryesore në këto protesta, është domosdoshmëri për të gjithë ndonëse si i tillë nuk sjell dobi.