Rritet fuqia blerëse, shtrenjtohet prodhimi
Shqiptarët kanë qenë të predispozuar të blejnë më shumë gjatë 3-mujorit të fundit të vitit të kaluar. Këtë e vënë në dukje statistikat e fundit, të publikuara nga INSTAT për indeksin e tregtisë me pakicë. Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për periudhën e dhënë arriti 178.8 për qind, kundrejt vitit bazë (2005=100). "Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 3 për qind. Krahasuar me tremujorin paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 1.7 për qind". Për grupet e veçanta, statistikat herë kanë treguar ulje në shitje si për "Artikuj të përzier kryesisht jo ushqimor në njësi tregtare jo të specializuara". Për grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve" indeksi i volumit të shitjeve është ulur 0.7 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, krahasuar me tremujorin paraardhës ky indeks është rritur 5.1 për qind. Po dje, INSTAT publikoi edhe indeksin e çmimeve të prodhimit për të njëjtën periudhë. Indeksi i kësaj kategorie arriti 110.1 për qind (Viti 2005 = 100), duke shënuar një rritje prej 0.6 për qind kundrejt tremujorit të tretë 2009. Kjo tregon se prodhimi për një sërë grupesh është shtrenjtuar. Sipas Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është 1.2 për qind".