Rritet importi i mallrave me akcizë
Gjatë muajit shtator është rritur importi i mallrave me akcizë. Sipas të dhënave më të fundit nga administrata doganore gjatë këtij 9-mujori janë zhdoganuar 308,325 tonë karburante nga 302,113 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 6,212 tonë ose 2 % më shumë. Cigare janë zhdoganuar 3,008 tonë krahasuar me 2,578 tonë të zhdoganuara gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 430 tonë ose 17 % më shumë. Gjatë këtij harku kohor janë zhdoganuar 4.561 tonë kafe nga 4.478 tonë të zhdoganuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje prej 83 tonë ose 2 % më shumë. Të ardhurat nga zhdoganimi i mallrave me akcizë zënë një vend të rëndësishëm në të ardhurat e përgjithshme të administratës doganore.