E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Transformim parkut të liqenit”

 

Plani rregullues i Tiranës është prezantuar dje në njësitë bashkiake 1, 2 dhe 3. “Ajo ku dua të fokusohem është rikualifikimi i gjithë Parkut të Liqenit, i cili do të transformohet në një zonë me një mjedis shumë më cilësor, me rrugë të shtruara, me ndriçim, me të gjithë aksesorët e tjerë të domosdoshëm të vendosur dhe me një numër shumë të madh pemësh të reja, të disa llojeve”, tha kryebashkiaku Edi Rama, gjatë takimit me banorët e këtyre njësive. Ai shtoi, se ky projekt është tashmë i përfunduar dhe së shpejti do të fillojë ndërhyrja e parë në Parkun e Liqenit. Ndërkaq, plani rregullues synon që për njësitë e sipërpërmendura të krijojë akses me parkun e Farkës dhe të Dajtit. Parashikohet të fuqizohet “Qyteti Studenti” dhe fakultetet përgjatë rrugës së Elbasanit, ku do të ndërtohet një kampus edhe disa godina mikse. Ndërkaq, territori në veri të Sanatoriumit parashikohet si një zonë zhvillimi (zona rezidenciale 3 katëshe dhe funksione sociale).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›