E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet me 30% portofoli i mikrokredisë

19/08/2011  Institucionet jofinanciare

Institucionet financiare jobanka kanë rritur portofolin e kredisë me afro 30%, krahasuar me një vit më parë. Portofoli i kredive të dhëna nga këto institucione deri në fund të vitit 2010 regjistroi vlerën e 18.5 miliardë lekëve, duke përbërë kështu 3.8% të totalit të portofolit të kredisë për ekonominë. Krahasuar me vitin 2009, evidentohet një rritje e portofolit në masën 30%, ku peshën më të konsiderueshme ndaj totalit të portofolit të kredisë për këto institucione e zënë institucionet e mikrokredisë, me 60%, të ndjekura nga institucionet e qirasë financiare me 39%. Totali i aktiveve të institucioneve financiare jobanka për vitin 2010 kishte vlerën e 30.8 miliardë lekëve, ose 3.1% ndaj totalit të aktiveve të sistemit bankar. Krahasuar me vitin 2009, regjistrohet një rritje e totalit të aktiveve të këtyre institucioneve në masën 23.2%, e për rrjedhojë dhe e peshës specifike që përbëjnë këto institucione ndaj totalit të aktiveve të sistemit bankar, me 0.3 pikë përqindjeje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›