E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet numri i fëmijëve obezë, shkak ushqyerja

Përdorimi i ushqimeve me shumë kalori dhe mosngrënia e të gjitha vakteve kryesore, duke nisur nga mëngjesi, ka ndikuar në rritjen e numrit të fëmijëve mbi peshë edhe në vendin tonë. Studimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregojnë se mbi 20% e fëmijëve deri në 5 vjeç janë obezë dhe problem paraqesin fëmijët e moshës 9-13 vjeç. Studimet e ISHP-së evidentojnë se 67% e fëmijëve që shkojnë në shkollë, në orët e pushimit konsumojnë hamburger, panine dhe ëmbëlsira, ndërkohë që 22% e tyre nuk hanë mëngjes. Specialistët e Shëndetit Publik rekomandojnë që fëmijët të ushqehen me një menu të larmishme, ku të ketë shumë fruta dhe perime, por 42% e familjeve të këtyre fëmijëve janë shprehur se nuk munden ta realizojnë këtë menu për shkak të çmimeve të larta të këtyre produkteve në treg. Një shkak tjetër për shtimin e peshës te fëmijët është edhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas ISHP-së, mbi 55% e adoleshentëve nuk kryejnë aktivitet fizik dhe të paktën 20% e tyre janë obezë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›