Rritja e çmimeve gjatë 2010, zhvlerëson 50 për qind rrogat e shqiptarëve
Rritjet e cimeve në treg dhe aplikimi i akcizës për 55 produkte të konsumit do tu marrë shqiptarëve gjysmën e rrogës. Mallrat e konsumit të përditshmen janë rritur pothuajse 49, 3 për qind vetëm në dy muajt e fundit. Rritja e çmimit të energjisë me 13 për qind rritje
për 300 kilovatët e parë dhe dyfishim të çmimit për çdo kolovat shtesë, rriti çmimin e energjisë me 20 për qind. Një tjetër rritje e ndjeshme që do ju kushtojë shtrenjtë portofolave të shqiptarëve është edhe çmimi ujit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave pasqyrojnë se çmimi i ujit në 3 muajt e parë të vitit është rritur me 15. 8 për qind. Së fundmi rritja e akcizës për mallrat e konsumit pritet të rrisë me 11. 5 për qind çmimin e hidrokarbureve, të cilat kanë edhe efekte zinxhir në disa produkte dhe shërbime që pritet tu rritet çmimi.
Zhvlerësimi
Tw ardhurat e çdo familje shqiptare do të zhvlerësohen me 50 për qind nga mesi i qershorit kohw në cilën do të hynë në fuqi ligji për rritjen e akcizave. Përveç rritjes së çmimeve në treg një tjetër indikator rritje do të jetë akciza dhe norma e lartë e inflacionit. Rritja e cimeve në treg shtrenjtimi i faturave të dritave dhe ujit së fundmi dhe rritja e akcizës për pothuajse të gjitha produktet e konsumit llogaritet 46 për qind me e lartë se rritja e pagave dhe pensioneve prej 4 për qind premtuar nga qeveria.
Indeksi i çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2010, arriti 107.6 për qind kundrejt muajit Dhjetor 2007, duke shënuar një ulje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin prill është 3.5 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 për qind. Indeksi i grupit pije alkoolike dhe duhan shënoi një rritje prej 0.8 për qind, brenda të cilit çmimi i duhanit shënoi një rritje prej 1.4 për qind.Indeksi i grupit Transport shënoi një rritje prej 0.2 për qind. Edhe gjatë këtij muaji vazhdoi rritja e çmimit të karburanteve dhe konkretisht çmimi i naftës shënoi një rritje prej 5.8 për qind, dhe çmimi i benzinës 4.5 për qind. Indeksi i grupit Shëndeti shënoi një rritje prej 1.9 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimeve të medikamenteve me 2.1 për qind. Në grupet e tjera ndryshimet mujore variojnë nga -0.2 për qind në 0.2 për qind.
Akciza
Rritja e akcizës për pothuajse të gjithë mallrat e konsumit në vlera nga 30- 00 lekë për produkte do të sjellë rritje të gjithë mallrave dhe shërbimeve në treg. Rritjet me rreth 10 për qind të produkteve dhe shërbimeve do të pasqyrohen në treg në qershor kohë të cilën hyn në fuqi edhe ligji i miratuar së fundmi në parlament. Për akcizat të ardhurat në buxhetin e shtetit do të shtohen me rreth 4 miliardë lekë Në projektligjin i cili ka mbërritur tashmë në Kuvend rishikohet shtojca nr. 1 duke ndryshuar uljen nga 70 lekë/kg ne 30 lekë/kg për akcizën e kafesë jo të pjekur. Ministria e Financave ka fshirë nga skema e mallrave të akcizës produktet e luksit. Kështu çmimi i naftës do të rritet me 50 lekë për litër. Nga 150 lekë që është tani në tregun vendas nafta pritet të arrijë në deri në 200 lekë për litër. Një shtresë tjetër që do të preket nga rritja e ndjeshme dhe e menjëhershme e çmimeve janë duhanpirësit. Kështu çdo paketë që gjendet në treg do të rritet me 50 lekë për copë. Rritja do të prekë edhe kafenë. Një kilogram kafe e pjekur nga 700 lekë që gjendet aktualisht në treg do të shitet me 840 lekë për kilogram. Parashikohet që ambalazhi plastik i ri i mallrave do të jetë 100 lekë/kg, ambalazhet e reja të qelqit 10 lekë/kg, ambalazhi plastik i përdorur i mallrave, 200 lekë/kg dhe ambalazhet e përdorura të qelqit 20 lekë/kg. Ndryshime parashikon dhe në akcizën e gomave të reja e cila do të sjellë efekte financiare në masën 80 milionë lekë. 17,5 milionë lekë do të jenë të ardhurat që do përfitohen nga akciza e gomave të riveshura ndërsa nga gomat e përdorura 300 milionë lekë
Tabela
Rritja e çmimeve në përqindje
Energjia 20 për qind
Uji 15. 8 për qind
Nafta 11, 5 për qind
Ushqimet 2,5 për qind
One Stop Shop për bizneset e huaja
Në pak muaj Albinvest do të shndërrohet në një qendër one stop shop për investitorët e huaj, duke kanalizuar aty të gjithë projektet e huaja. Mësohet se është në përfundim ligji dhe struktura e këtij institucioni. Afati që i kemi vënë vetes është mesi i qershorit. Do paraqesim përpara task-forces ligjin e ri të Albinvestit dhe strukturen e re te Albinvestit. Potencialisht në shtator të këtij viti ne pretendojmë të kemi një agjenci plotësisht të re me një koncept më të përparuar bëjnë të ditur burimet nga qeveria. Sipas të njëjtave burime mësohet se struktura organizative e menduar si një organ në varësi të kryeministrit do të krijojë edhe më shumë efikasitet në punën e Albinvestit. Albinvesti do të kujdeset për çdo gjë për investitorin e huaj i cili do dhe i investon këtij vendi. Albinvesti do ta fillojë procedurën e tij nga A-ja dhe do ta mbarojë tek ZH-ja. Në castin kur Albinvesti, sikurse është perceptuar, do të drejtohet nga një bord, i cili do ketë si kryetar kryeministrin e vendit dhe ministra të rëndësishëm për pjesën ekonomike atëherë puna e tij do jetë edhe më shumë efikase. Reformimi i Albinvest është pjesë e reformës rregullatore që ka ndërmarrë qeveria në vitet e fundit. Me të synohet të krijohet një klimë miqësore për biznesin.
Ornela Manjani