Rrobaqepëset: Bukën e

11/11/2004 Ministria: Industria e përpunimit, e konfesioneve dhe e këpucëve mbahet nga gratë
Rrobaqepëset: Bukën e
përditshme na jep, o Zot
Mbështjellin bukën, një kavanoz me ullinj dhe nisen çdo mëngjes nga Fushë Kruja për në Tiranë. Dy kunatat punojnë në rrobaqepsinë pranë kryqëzimit të Zogut të Zi. “Nuk është ndonjë gjë e madhe, mban vetëm 20 minuta nga Fushë Kruja në Tiranë dhe një çerek ore deri këtu”, thotë Majlinda, e cila është nusja e vëllait të Eljanës, dhe është vetëm 17 vjeçe. Ajo e ka lënë shkollën përgjysmë, pasi u martua. “U dashuruam, e morën vesh prindërit dhe u detyrova të lija shkollën dhe të shkoja të jetoja te burri”, tregon Majlinda. Tashmë, ajo jo vetëm që shkollën nuk e vazhdon dot, por i duhet dhe të punoj. “Muajt e parë kemi mësuar zanatin të dyja me kunatën, vinim punonim vetëm katër orë në ditë e iknim, ndërsa tani rrimë tetë orë, ndonjëherë edhe nëntë, por jo më shumë, se jemi larg”, thotë Eljana. Paga e tyre nuk është më tepër se 10 mijë lekë të reja, me gjithë orët shtesë mund të vejë diçka më tepër. E megjithatë ato punojnë. Industria përpunuese, ajo e konfeksioneve dhe ushqimore, po mbahet nga gratë. Janë pikërisht ato gra që nuk kanë mbaruar ndonjë shkollë, por si gjithë të tjerët kanë nevojë e të drejtë për të punuar. Nga studimi i tregut të punës, që ka bërë Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, në periudhën maj-qershor të këtij viti, rezulton se të punësuar femra në sektorin privat jobujqësor janë rreth 40 për qind e punësimit total. E analizuar sipas nomenklaturës së aktiviteteve, rezulton se pjesa dërmuese e këtij punësimi i përket industrisë përpunuese, ku 55 për qind e totalit janë femra. Brenda kësaj industrie sektori më i kërkuar për këtë kategori është ai i industrisë së prodhimit të konfeksioneve dhe këpucëve. Dy kunatat, Majlinda dhe Eljana, kanë shpresë që fabrika ku punojnë të hapi një filial dhe në fshatin e tyre. Në këto kushte, ato do ta kenë më të lehtë punën, më pak harxhime dhe shprehen të bindura që më tepër gra nga zona rreth Fushë Krujës do të mund të punësohen.
Të papuna, punëtoret e ato pa profesion
Nga të dhënat, rezulton se në shtator 2004 janë regjistruar si punëkërkuese 75 283 femra, nga të cilat, 57 402 jetojnë me ndihmë ekonomike, 6 358 jetojnë me pagesë papunësie dhe nga këto 50 861 janë punëkërkuese afatgjatë. Nga 75 mijë femrat e papuna, një pjesë e vogël janë me shkollë të lartë, kryesisht të shkurtuara nga reformat në sektorin shtetëror, 17 për qind e totalit janë teknike dhe specialiste në zbatim, specialiste në industrinë përpunuese, të transportit dhe telekomunikacionit. Ndërkohë, 50 për qind e totalit janë të papuna punëtore dhe 30 për qind të totalit e zënë ato fare pa profesion.
Politikat e tregut të punës
Për t’i dhënë përparësi punësimit të femrave si dhe për mundësi të barabarta punësimi midis meshkujve dhe femrave, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të veçantë dhe në vazhdim janë zbatuar tre projekte, në rrethin e Shkodrës për prodhim këpucësh, në Durrës në rrobaqepsi dhe në Lezhë në përpunim peshku. Në këto rrethe janë punësuar 120 punëkërkuese, prej të cilave 88 janë të grupeve të veçanta, vajza rome, gratë e trafikuara, ato që kanë qenë në burg dhe jetimet. Ndërsa në programe të tjera punësimi janë përfshirë 1 332 femra të punësuara deri në gusht të këtij viti. Në programet e miratuara gjatë tre viteve të fundit ka marrë pjesë 49 për qind e grave, të cilat kanë qenë të rregjistruara në zyrat e punësimit si të papuna.
Marrja e profesionit
Një profesion është baraz me një vend pune. Për t’ju përshtatur tregut të punës janë hapur kurse në parukeri, sekretari, rrobaqepsi janë. Kështu, që në tarifat e favorizuara ose zero janë edhe gratë. Edhe në kërkesat që paraqiten për marrje liçense në këto profesione të favorizuara janë gratë.
Shtator 2004 punëkërkuese: 75 283 gra
Me ndihmë ekonomike: 57 402
Me pagesë papunësie: 6358
Punëkërkuese afatgjata: 50 861
Formimi profesional
Qendrat publike:
2002: u trajnuan 8687 persona, 65 për qind, femra
2003: u trajnuan 8097 persona, 61 për qind femra
2004, 8 mujori i parë: 5225 persona, 63 për qind femra
Qendrat private:
2002: u trajnuan 3 511 vetë, ku 1 905 janë femra
2003: u trajnuan 6 124 vetë, 4540 femra
2004: u trajnuan 4 026 vetë, 3248 femra
Dekani i Fakultetit Ekonomik e quan të realizueshme kërkesën për dyfishim page
Kule: “Po ta kërkojnë
pedagogët, edhe ne në grevë”
Si pedagog thotë se po t’ia kërkojë sindikata e pedagogëve dhe fakulteti i tij do të përfshihet në protestën e pedagogëve të degëve inxhinierike, ndërsa si ekonomist shprehet se kërkesat e tyre janë plotësisht të përballueshme nga buxheti i shtetit. “Kërkesat e pedagogëve janë të drejta dhe të komunikuara me një ndjenjë qytetarie. Ata pedagogë nuk kanë kërkuar mëshirë, pasi janë ai kontigjent që mund të gjejnë një punë tjetër me një pagë 10 herë më të lartë se aty ku janë. Mund të vepronin edhe ndryshe, ta linin atë punë, por ndjenja qytetare dhe e përgjegjësisë, ka bërë që të kuptojnë se e kanë vendin aty ku janë”, shprehet Dhori Kule, dekan i Fakultetiti Ekonomik, në Universitetin më të madh të vendit, atë të Tiranës. Pedagogët e Universitetiti Politeknik, po në kryeqytet janë shprehur se këtë javë do të presin reagimin dhe më pas do të vendosin për grevë pa afat, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. “Nëse vjen kërkesa nga sindikata e pedagogëve, dhe unë do të përfshihem në këtë grevë, por çështja është që të mos arrijë puna deri te ndërprerja e mësimit. Ministria e Arsimit nuk duhet ta lejojë këtë gjë”, thotë Kule. Sipas tij, qeveria e ka shpallur si prioritet arsimin dhe ky prioritet duhet vënë në praktikë që të mos mbetet në letër. “Ne e dimë situatën ekonomike të vendit, e dimë më mirë se të tjerët, por kërkesat e pedagogëve janë plotësisht të realizueshme dhe ato janë të të gjithë pedagogëve. Ministria e Arsimit duhet t’i dalë në ballë situatës dhe t’i japë zgjidhje, pasi dhe ne jemi punonjës të saj, jemi në varësi të tyre”, tha Kule.
“Kuotat me pagesë, s’ka
arsye që të mos miratohen”
Prej një muaji, konkurrentët për pranimet në Universitet, presin të miratohen kuotat dytësore pa pagesë, që pritet të shqyrtohet në një nga mbledhjet më të afërta të Qeverisë. Por, specialistë të Ministrisë së Arsimit hedhin dhe idenë mbi mundësinë e mosmiratimit të kuotave të propozuara nga universitetet. Ndërkohë, në Fakultetin Ekonomik, ata që e meritojnë të futen me kuotat dytësore, 80 vetë, pas fituesit të fundit e kanë nisur shkollën. Kjo, me idenë që të mos humbasin shkollën, pasi mësimi ka nisur që në muajin tetor. “Nuk ka asnjë mundësi dhe arsye reale që kuotat dytësore të mos miratohen, pasi këta studentë i mbulojnë vet shpenzimet e shkollimit të tyre dhe qeveria vetëm lehtësohet nga futja e tyre në shkollë, nuk ka shqetësim”, thotë dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule. Sipas propozimeve më të fundit të profesoratit, janë llogaritur 305 kuota dytësore dhe këto vetëm për katër universitete, ai i Tiranës, i Elbasanit, Shkolla e Lartë e Infermierisë dhe Universiteti i Shkodrës. Pedagogët kanë propozuar uljen e tarifave dhe në të gjitha degët pranimi është edhe më pak se 10 për qind, kufiri i lejuar nga ligji. Fillimisht, dekanët kërkuan që këtë vit të mos kishte kuota dytësore, pasi kjo është konsideruar si shkelje të të drejtave nga BE, pasi pse je poshtë fituesit të fundit, paguan megjithëse diferenca mund të jetë edhe me 0.1 pikë. Por, kërkesat e shumta për shkollim bënë që dekanët dhe rektorët të kërkonin përsëri vendosjen e kuotave dytësore me pagesë.
Monitorimi i medias,
tre qëndrime ndaj grave
Duke monitoruar shkrimet në media, “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” gjykon se qëndrimet ndaj barazisë gjinore janë në tre nivele. Një grup pretendon se nuk ekziston problemi i barazisë gjinore dhe këta janë më të “rrezikshmit”, shprehen sociologet e qendrës, një pjesë tjetër, “grupi i kërcënuar tregon se sa e vështirë është të përfaqësosh interesat e tua si grua në një shoqëri që ka më tepër se 10 vjet që kërkon të ndërtojë struktura të qëndrueshme dhe grupi i tretë po trembet nga emancipimi i gruas dhe herët a vonë do të dalë me teorinë, që do të shpjegojë se si emancipimi i grave po varfëron burrat. Studimi i përgatitur nga kjo qendër është përmbledhur në botimin “Ndjeshmëria e medias së shkruar ndaj çështjeve gjinore në Shqipëri”. “Gratë dhe vendimmarrja” është një tjetër botim i Qendrës së Gruas me përmbledhje të artikujve të botuar në gazeta. Artikujt janë të shkruar nga Majlinda Bregu, Marieta Zaçe, Edlira Haxhiymeri, Lavdie Ruci, Nora Malaj dhe Seamira Pino, ku e trajtojnë këtë problem në bazë të të dhënave në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës dhe në një bazë shkencore.
Qeveria: Të hapet e të restaurohet “Pallati i Brigadave”
Këshilli i Ministrave miraton vendimin që Pallati i Brigadave dhe parku i tij të shpallet “Ansambël historik”, do të jetë i hapur për vizitorët dhe do të restaurohet. Me propozim të dy Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u miratua vendimi shndërrim i Pallatit të Brigadave në “Ansambël historik” dhe “Zonë e stimuluar”. Shndërrim i Pallatit të Brigadave në “Ansambël historik” dhe “Zonë e stimuluar” mbështetet në vlerat unikale të këtij ansambli. Kjo gjë do të mundësojë: Restaurimin dhe ruajtjen e inventareve të pajisjeve dhe interierëve të pallatit dhe gjithë vlerat historike dhe monumentale që ato bartin. Gjithashtu duke e shpallur “Zonë e Stimuluar” me përparësi në zhvillimin e turizmit, ky status ligjor mundëson dhe lehtëson investimet per godinat dhe parkun. Brenda hapësirës së Pallatit është edhe një objekt kulti “Kisha e Pallatit”.
Me statusin e ri dhe pas rikonstruksionit ky ansambël bëhet i vizitueshëm për vizitorët vendas dhe të huaj. Vendimi bazohet në Kushtetutë dhe në Ligjin e Për Trashëgimin kulturor “Për zhvillimin e Zonave që kanë përparësi turizmi”.