Rrufe xhelozish në Venecia
Në kornizën e mrekullueshme të Venecias është parë skena e njëmijtë e xhelozisë mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Shkak është bërë aktori Jonny Depp, me të cilin Angelina luan në filmin “The Tourist”
Këto që publikohen janë të vetmet imazhe të ‘vjedhura’ nga xhirimet e filmit më të blinduar të vitit, brenda kornizës së magjishme veneciane me dy yjet më të bukura të Hollivudit, Angelina Jolie dhe Jonny Depp. “The Tourist”, tashmë në xhirimet e para, është kthyer në çështje. Sidomos sepse ka ngacmuar xhelozinë e pakontrolluar të partnerëve të protagonistëve. Brad Pitt, që ka gjetur befasisht në shtëpi të shoqen në shoqërinë e Depp dhe Vanessa Paradis, e lidhur me Depp prej 12 vitesh, ngulmojnë që aktorët të heqin dorë nga skenat e forta të seksit.
Në kornizën e mrekullueshme të Venecias, siç shkruajnë guidat turistike, është parë skena e njëmijtë e xhelozisë mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Tregohet për skena të papërmbajtura si ato të skenarëve napolitan, gjuajtje me këpucë, ofendime, përplasje dyersh mes partnerëve të çiftit më të lakmuar të Hollivudit. Të jenë ekzagjerime të fantazive të fansave, apo strategji të denja promovuese për shtypin? Venecia, në fakt, po akomodon këto ditë kastin e aktorëve të filmit ‘The turist’, një triller që do të shfaqet në fund të vitit në SHBA. Aktorët sigurisht që nuk i shpëtojnë vëmendjes së të gjithëve. Në pallatin Pisani Moretta, të cilit ia kishte vënë syrin pak ditë më parë kryeministri Silvio Berlusconi (meqenëse kishte vendosur të blinte një shtëpi aty pranë por që nuk ia doli, kishte “qenë shumë e madhe”), ndodhet Angelina Jolie me një bukuri prej alieni. Shoqëruesi nuk është ai i përhershmi, por Jonny Depp. Hera herës kalon andej për të takuar të shoqen dhe fëmijët, Prad Pitt.
Përveç se në emër të dashurisë, këto të tijat janë edhe vizita nëpërmjet të cilave shuan kureshtjen rreth rolit të kolegëve Jolie-Depp, duke qenë që skenat e nxehta në film nuk do mungonin. Pikërisht këto shkaktuan skenat e xhelozisë si për Pitt edhe për partneren e Depp, Vanessa Paradise. Udhëtimi i fundit i Brad ishte pikërisht për të ndaluar skenën e aktorëve të përqafuar nën dush, ky vendim i tij ishte tërësisht i mbështetur edhe nga Vanessa. Buzë uji, në vend të një hoteli, Angelina ka preferuar të qëndrojë në një shtëpi, kështu mund të jetë më e qetë edhe për të ndjekur dietën e saj rigoroze, ushqimet e së cilës i përgatiten nga një kuzhinier, të vijojë më pas me ushtrimet e yogës bashkë me trainierin personal. Po fëmijët? Mbikëqyren nga tre dado por kjo nuk i pengon asfare për të përmbysur të gjitha dhomat e shtëpisë.
Dhe ja ku mbërrijmë te skena që xhindosi Brad Pitt: pasi përfunduan xhirimet, Depp shkoi në shtëpinë e Angelinës pa e lajmëruar dhe ajo sigurisht që e mirëpriti pa probleme. Nga ana tjetër, kush na qenka ajo grua, ndër të tjera e pasur dhe e bukur, që refuzon të ndajë një gotë verë me zotërinë tërheqës, të famshëm e të zotin si Depp? Në fund është gjithnjë alternativa për ta justifikuar si një koleg pune, asgjë më shumë. Po ja që as Brad nuk kishte lajmëruar ardhjen! Në të tilla raste, surprizat të përballin me një të vërtetë që do ishte më mirë të mos e dije. Nuk dihet se çfarë zbuloi Pitt në të vërtetë. Dihet ama ajo që ndodhi pas largimit të Depp. Të bërtitura të forta, dyer që përplasen njëra pas tjetrës. Megjithatë të nesërmen, çifti është parë të dalë nga shtëpia pak i tensionuar por sidoqoftë i buzëqeshur. Në Venecia, janë të gjithë mirë me shëndet dhe buzëqeshin. Fundja Brad di si t’i bëj të fluturojnë partneret e tij. “Të pëlqen kjo shtëpi veneciane? Po ta dhuroj.” Vetëm se në këtë rast nuk i kishte bërë mirë të gjitha llogaritë. Pronari i shtëpisë i është përgjigjur prerë : Depp ka ofruar më shumë!.