E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga Thumanë-Rrogozhinë, në maj nis tenderi për ndërtimin me koncesion



Tenderi për dhënien më koncesion të autostradës Thumanë-Rrogozhinë pritet të hapet në mesin e muajit maj. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit për zhvillimin e tenderit për ndërtimin me koncesion të autostradës Thumanë-Rrogozhinë, me një gjatësi prej 66 kilometrash. Sipas MPPTT-së, firma kroate "Konstruktor-Inzenjering d.d- Split”, ka shprehur interesin për të marrë me koncesion ndërtimin e autostradës Thumanë-Rrogozhinë. "Firma kroate Konstruktor-Inzenjering d.d- Split ka shprehur vetë interesin për të marrë këtë rrugë me koncesion dhe MPPTT dhe METE, e kanë mirëpritur kërkesën e tyre",- thanë burimet zyrtare. Sipas tyre, firma kroate ka përgatitur studimin e fizibilitetit, projekt-idenë, analizën financiare, studimin mjedisor, preventivin përkatës për zbatimin dhe shfrytëzimin, ndërsa një grup pune, i ngritur në MPPTT-ë, ka shqyrtuar vërtetësinë dhe ligjshmërinë e gjithë dokumentacionit. Referuar studimit fillestar ndërtimi i rrugës do të kushtojë rreth 620 milionë euro. Ky segment rrugor mbetet e vetmja mundësi për të shkarkuar trafikun e madh të segmentit Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, që sipas studimit rreth vitit 2023 mund të arrijë në seksione të veçanta, në një trafik deri në 60.000 automjete në vit. Me ndërtimin e lotit Pezë-Rrogozhinë, ky segment shkurton distancat me rreth 25 km dhe kohën e udhëtimit me rreth 30 minuta për të gjithë lëvizjet nga Jugu drejt kryeqytetit, Aeroportit Ndërkombëtar dhe Veriut të vendit.

Çmimet e fruta-perimeve rriten sërish, qytetarët ankohen

Çmimet e produkteve ushqimore, kryesisht të fruta-perimeve konsiderohen shumë të larta nga qytetarët, kjo edhe pse kemi hyrë në sezonin kur fillon prodhimi vendas i këtyre produkteve. Blerësit ankohen se çmimet janë të papërballueshme për buxhetin e tyre. Ndërkohë tregtarët shprehen se, çmimet kanë pësuar rënie gjatë ditëve të fundit për shkak të futjes së prodhimit vendas, por ata pranojnë gjithashtu se blerjet kanë rënë ndjeshëm. Çmimet e larta të ushqimeve ndihen shumë nga qytetarët shqiptarë dhe për faktin se pjesa dërrmuese e buxheteve familjare në vendin tonë përdoret për tu ushqyer.

21 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›