"Rruga e drogës ka ndryshuar, por Shqipëria mbetet tranzit"
Shqipëria mbetet një vend tranzit për trafikantët e drogës, që kryesisht trafikojnë heroinë afgane nga Azia Qendrore drejt Evropës Perëndimore. Në 2008-ën, kapja e heroinës dhe marijuanës ka pësuar rënie. Kanabisi vazhdon të jetë i prodhuar në Shqipëri për tregjet në Evropë, por kryesisht kultivimi ka lëvizur në rajonet më të largëta malore të Shqipërisë, ku qeveria e ka të vështirë për ta kontrolluar. Kështu deklarohet në raportin e Departamentit të Shtetit për trafikun e drogës. Sipas këtij raporti, qeveria e Shqipërisë, në përgjigje të presionit ndërkombëtar dhe me ndihmën e tyre, është konfrontuar me elementët kriminalë me më agresivitet, por vazhdon të jetë e penguar nga mungesa e burimeve dhe korrupsioni endemik. Sipas këtij raporti, Shqipëria ka bërë shumë përpjekje për të parandaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe kjo duket edhe në statistikat e Italisë për drogën e ardhur nga Shqipëria. Gjithashtu, qeveria shqiptare cilësohet si e suksesshme me miratimin e shumë vendimeve për luftën ndaj trafikut të drogës. Megjithatë, për SHBA-në në këtë luftë mbetet problematik korrupsioni i ngulitur thellë në Shqipëri, por nuk duhet lënë pa përmendur se është sofistikuar lufta ndaj këtij fenomeni, sidomos me krijimin e organizmave të veçantë, me bashkëpunimin e amerikanëve, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financës dhe Prokurorisë. Ndërkohë, një tjetër fakt për Shqipërinë mbetet kultivimi i marijuanës, ndërkohë që ka nisur edhe importimi i kokainës nga Amerika e Jugut. Sipas të dhënave, kjo drogë futet në Shqipëri sidomos nga pjesa e Shqipërisë etnike, ku përdoren rrugët Itali-Shqipëri ose Greqi-Shqipëri. Në raport citohet se grupe të krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si një pikë tranziti për drogat dhe lloje të tjera të kontrabandës, për shkak të pozicionit strategjik të vendit, të zbatimit të dobët të ligjit dhe të sistemeve gjyqësore të pareformuara, si dhe kufijtë e pakontrolluar mjaftueshëm. Zakonisht, Shqipëria është një pikë tranziti për heroinë nga Afganistani, i cili është kontrabanduar në rrugën Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri për në Itali, Mal të Zi, Greqi dhe në pjesën tjetër të Evropës Perëndimore.
Si një vend tranzit për trafikimin e narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe trafikut të njerëzve, Shqipëria mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave. Burimet kryesore të të ardhurave kriminale të vendit vijnë nga trafikimi, korrupsioni zyrtar dhe mashtrimet. Shqipëria vazhdon të mbetet një vendburim për trafikimin e njerëzve. Sipas raportit, kriminelët shpesh investojnë paratë e pista në pasuri të patundshme dhe në projektet e zhvillimit të biznesit. Për shkak të kësaj, të nivelit të lartë të importeve dhe kontrolleve të dobëta doganore, Shqipëria ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallrat kontrabandë si duhani, bizhuteritë dhe telefonat. Grupe të krimit të organizuar e përdorin Shqipërinë si një bazë për të grumbulluar dhe për të siguruar paratë e fituara nga aktivitetet kriminale në vendet e tjera.