Tiranë, grabiten 20 mijë euro në një dyqan valutor
Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e grabitësve në mes të ditës së djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt pranë sheshit "Avni Rustemi, ku sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy grabitësit e armatosur janë larguar me një motor. Ata kanë ushtruar presion mbi gruan e pronarit, duke arritur të rrëmbejnë një shumë parash, që sipas burimeve policore kap shifrën e 20 mijë eurove. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por dy grabitësit ishin larguar duke marrë me vete dhe shumën e të hollave. Mësohet se gjatë grabitjes brenda pikës së këmbimit valutor ka pasur dy punonjës, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se një grabitje me armë ka ndodhur dje rreth orës 13:15, ku dy persona që mbetën të paidentifikuar nga policia, kanë plaçkitur një zyrë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit Edmond Spata, 50 vjeç. Sipas të dhënave hetimore, rreth 20 mijë euro është shuma që është grabitur nga dy persona të maskuar në agjencinë e këmbimit valutor, që ndodhet te pallatet nëntëkatëshe, afër sheshit "Avni Rustemi" në qendër të Tiranës. Policia shpjegoi se pasi është dhënë njoftimi, uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë kontakt me të dëmtuarit. Gruaja e pronarit të dyqanit të këmbimit valutor ka treguar se ka qenë me një person tjetër kur po merrte paratë e xhiros ditore, që i kishte në arkë. Në atë moment, dy persona, të cilët kishin vënë maska në kokë, kanë hyrë në agjenci dhe i kanë vënë pistoletën në kokë. Në një kohë rekord u kanë kërkuar që mos të lëvizin, ndërsa shoqëruesi tjetër ka mbledhur paratë në arkë. Më pas, ata kanë dalë nga dyqani dhe janë arratisur nëpër rrugica. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, sapo janë larguar, ata kanë marrë një motor, me të cilin janë zhdukur nga vendngjarja.
Nga ana e saj, policia ka deklaruar se me të marrë këto informacione ka urdhëruar ngritje postblloqesh në të gjitha pikat kyçe të kryeqytetit. Nga ana tjetër ka mbledhur dëshmi nga dëshmitarët për karakteristikat e grabitësve. Burimet e grupit hetimor shpjegojnë se ata ishin të veshur sportivë dhe mendohet se janë rreth 20-25 vjeç. Gjithashtu, policia tha se janë shoqëruar disa persona në lidhje me këtë grabitje, duke filluar që nga ata që kanë dijeni për ngjarjen, e deri te të dyshuarit konkretë. Megjithatë, deri në orët e mbrëmjes nuk ka pasur asnjë të ndaluar. Por, policia ka dhënë disa detaje të tjera, duke treguar se dy grabitësit e djeshëm dyshohet se janë të njëjtit persona që kanë kryer edhe grabitje të tjera me dhunë ose armë. Policia tha se gjatë muajve të fundit ka pasur disa grabitje, por ato janë në proces dokumentimi dhe shumë shpejt mund të sjellë goditje të personave të ndryshëm, që konsumojnë këtë vepër penale.