E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugë provizore për trafikun në qendër



“Qeveria të mos zvarrisë shpronësimin e godinës së INSIG, në mënyrë që qytetarët të mos e paguajnë me stres rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Këtë deklaratë bëri dje kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë nisjes së punimeve për hapjen e një rruge provizore, që do të devijojë trafikun në qendër. Sipas projektit fillestar, qarkullimi i automjeteve ishte parashikuar të devijonte në unazën e vogël, ku Qeveria duhej të shpronësonte godinën e INSIG. Ne sot po prezantojmë përpjekjen tonë për të hapur rrugë provizore, e cila do të mundë të devijojë trafikun, duke nisur vijimin e punimeve. Shpresoj që pushteti të mos bëjë politikën e mbrapshtë të lënies së gjërave pezull”, u shpreh Rama. Si fillim punimet në Sheshin “Skënderbej” do të fillojnë vetëm në një pjesë të tij, duke lejuar qarkullimin e automjeteve para Hotel “Tiranës”. Trafiku do të devijohet në rrugën “Abdi Toptani”, “Bardhok Biba”, “Urani Pano” dhe rruga pas Pallatit të Kulturës, të cilat kanë nisur të rikonstruktohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›