TIA zgjedh kryetarin e ri të Këshillit
Një tjetër emër elitar i bashkohet Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës me statusin e kryetarit të ri të Këshillit Administrativ. Holger Linkweiler është i përzgjedhuri për të zëvendësuar Reinhard Kalenda. Lidhur me këtë mundësi, kryetari i ri shprehet optimist. “Jam vërtet entuziast për mundësinë e paraqitur në TIA dhe i gatshëm të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët e Këshillit Administrativ, me Qeverinë shqiptare si dhe me stafin e TIA-s, në mënyrë që ta drejtojmë kompaninë drejt sukseseve të mëtejshme” shprehet Linkweiler. Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s Andrea Gebbeken gjithashtu vlerëson përzgjedhjen e kryetarit të ri. “Me një karrierë të konsoliduar në trafikun ajror, Linkweiler përfaqëson një kryetar të denjë për një kompani pararojë siç është TIA. Ndihemi fatlumë që ai do të çojë më tej historinë e sukseseve tona” thekson Gebbeken.