Rrugët e Veriut të bllokuara, ministria deklaron: Janë hapur
Veriu i Shqipërisë ka ditë që është bllokuar nga dëbora, ndonëse Ministria e Brendshme deklaron se rrugët nacionale janë të hapura. Gjatë ditëve të fundit kemi dëgjuar herë pas here njoftime zyrtare të Ministrisë së Brendshme se situata e krijuar nga reshjet e dëborës në disa zona të vendit vazhdon të përmirësohet në pjesën më të madhe të tyre. Sipas njoftimit të disa ditëve më parë, në Qarkun e Kukësit të gjitha akset e rrugëve nacionale janë të kalueshme e po kështu edhe pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin Kukësin me komunat, por nevojitet përdorimi i zinxhirëve.
Të njëjtën gjë konfirmon edhe prefekti i Qarkut të Kukësit, Qamil Cenaliaj. Ai thotë se nga 27 njësi vendore janë vetëm tri komuna të bllokuara Kalis, Arrën dhe Zapod. Ndërsa pjesa tjetër e rrugëve që komunikojnë me komunat e tjera janë të hapura.
Për të mos përhapur panik, prefekti i Qarkut të Kukësit përsërit disa herë se ndodhemi në një situatë normale dimërore, të cilën po e menaxhojmë me shtabin e emergjencës.
Kushdo që dëgjon deklarata të tilla zyrtare si nga prefekti i qarkut, si dhe nga Ministria e Brendshme, merr guximin të niset drejt veriut. Grupi i xhirimit i "Fiks Fare" u nis pikërisht drejt Shishtavecit. Në mes të rrugës, në afërsi të fshatit Nimçë grupi i xhirimit u bllokua. Ky fshat është vetëm 12 km larg qytetit të Kukësit, ndërkohë që Komuna e Shishtavecit ndodhet 22 km larg Kukësit. Kjo është një rrugë nacionale, e cila ka dy vjet që ka hyrë në fondin e rrugëve nacionale. Drejtoria e Rrugëve për të zhbllokuar këtë aks rrugor ka nisur vetëm një traktor që shkoi deri në Shishtavec për të hapur rrugën, por traktori nuk u kthye dot më dhe kjo është arsyeja se përse kjo rrugë nacionale është ende e bllokuar. Banorët e kësaj zone që udhëtojnë me furgona të linjës kanë mbetur në mes të rrugës dhe presin që furgoni të bëjë edhe ato pak kilometra rrugë që i ka mbetur duke u tërhequr me forcën e krahëve të disa burrave. Në rrugë bora ka shtruar. Në furgon ka gra dhe fëmijë. Udhëtarët ankohen se përse gënjejnë kur thonë se rrugët janë të hapura. Pak kilometra më tutje, në kufirin me Kosovën, rrugët nacionale janë të hapura. Reshjet kanë qenë të njëjta si në Kukës, ashtu edhe në Prizren gjatë 48 orëve, por asnjë automjet në rrugën nacionale matanë kufirit nuk është bllokuar.